Flash

Prapaskena e thirrjes së Neymar: Ancelotti e telefonoi përpara dhe i vuri tre kushte

Lapsi.al 20 May 2026
Prapaskena e thirrjes së Neymar: Ancelotti e telefonoi përpara dhe i

Në fund Carlo Ancelotti iu dorëzua presionit popullor dhe vendosi ta përfshinte Neymar në listën e 26 të grumbulluarve të Brazilit për Kupën e Botës 2026. Kthesa për të kapërcyer dyshimet e fundit, zbulon Globo, erdhi katër ditë më parë, kur trajneri i Brazilit telefonoi 34-vjeçarin aktualisht te Santos FC për të bërë një bilanc të situatës dhe për të sqaruar gjithçka që ishte thënë dhe shkruar muajt e fundit, kur mungesat e vazhdueshme të ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së nga grumbullimet kishin ndezur debatin publik.

Ancelotti e nisi videotelefonatën së bashku me Rodrigo Caetano, drejtorin sportiv të Brazilit. Trajneri 66-vjeçar nga Reggiolo, që sapo ka rinovuar kontratën dhe paraqitet kështu në pozitë force në Botërorin që nis më 11 qershor, deshi të testonte gatishmërinë e Neymar për të hequr dorë nga roli i yllit dhe për t’u futur në një dimension të ri. Praktikisht, asnjë sjellje apo privilegj prej ylli, por një rol ndryshe, pranimi i të cilit ishte i domosdoshëm në sytë e teknikut italian për të larguar dyshimet mbi grumbullimin e tij.

Lexo më tej: Çmenduri në Brazil: Ancelotti grumbullon Neymar, publiku ngrihet e shpërthen festa

Si trajneri ashtu edhe Federata Braziliane e Futbollit e konsideruan thelbësore që të qartësonin kushtet e reja të vendosura për Neymar para se të merrnin një vendim përfundimtar. Gjatë bisedës, Ancelotti e informoi se nuk do të ishte më kapiten i skuadrës dhe se, të paktën në fillim, nuk do të ishte as titullar i garantuar në formacionin e tij.

Ai i shpjegoi gjithashtu rregullat e reja të menaxhimit të grupit dhe disiplinës së brendshme të futura me ardhjen e stafit teknik të drejtuar prej tij. Një tjetër kërkesë kishte të bënte me uljen e ekspozimit të Neymar në rrjetet sociale, ku ai është shumë aktiv (edhe në sesionet e pokerit online). Sipas burimeve të brendshme të kombëtares braziliane, futbollisti e priti pozitivisht mesazhin dhe dha gatishmërinë e plotë për të bërë gjithçka të mundur për të ndihmuar Brazilin të rikthehet në majën e futbollit botëror.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI