Flash

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, raportohet për tre të plagosur

Lapsi.al 20 May 2026
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, raportohet

Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Cërrik është regjistruar rreth orës 10:00 të paradites së sotme një aksident rrugor  në vendin e njohur si “Ura e Zezë”. Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale si pasojë e forcës së goditjes.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të ngjarjes, në këtë segment rrugor është krijuar për disa minuta edhe trafik i rënduar.

Të këshilluara

Biznesmeni Elman Abule shkon në GJKKO

Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë. Raportohet se në GJKKO është paraqitur b...

09:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI