Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Pengmarrja e aeroportit/ MABCO: Përfunduam 99% të punimeve, bllokimi i paligjshëm

Lapsi.al 20 May 2026
Pengmarrja e aeroportit/ MABCO: Përfunduam 99% të punimeve, bllokimi i

Në një deklaratë publike, shoqëria zvicerane MABCO, pjesë e Mabetex Group dhe investitorja kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, akuzon se është përjashtuar në mënyrë të paligjshme nga kantieri dhe nga proceset teknike e operacionale të projektit, pavarësisht se zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe ka mbajtur barrën kryesore financiare të investimit. Kompania thotë se ka investuar direkt 92 milionë euro, ka vendosur kolaterale dhe garanci bankare në shuma të mëdha, por sot po pengohet të hyjë në aeroport, ndërsa ngre alarmin për probleme që lidhen me sigurinë, certifikimin dhe cilësinë e punimeve. MABCO i kërkon ndërhyrje urgjente shtetit shqiptar, autoritetit kontraktor dhe institucioneve përgjegjëse, duke paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave të saj dhe të integritetit të projektit.

Njoftimi: 

Shoqëria zvicerane MABCO, pjesë e Mabetex Group, zhvilloi sot një konferencë për shtyp për të sqaruar publikisht pozicionin e saj lidhur me situatën e krijuar në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas bllokimit të punimeve, pengimit të aksesit në kantier dhe përjashtimit të kompanisë nga proceset teknike dhe operacionale të projektit.

Konferenca u mbajt në një moment kur punimet në aeroport ndodhen në fazën përfundimtare dhe kur projekti ndodhet në fazën përfundimtare të implementimit dhe hyrjes në proceset e certifikimit operacional, Ky projekt është një investim prej më shumë se 92 milionë euro nga MABCO.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e kompanisë ngritën shqetësimin se, pavarësisht statusit të saj si investitore kryesore dhe aksionere me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA, MABCO është penguar të ushtrojë të drejtat e saj ligjore, teknike dhe operacionale në projekt.

I. MABCO: Investitori kryesor i projektit po mbahet jashtë kantierit

MABCO konstaton me shqetësim se, ndonëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA, kompania është privuar aktualisht nga e drejta për të hyrë në kantier dhe për të përfunduar punimet në një projekt që është financuar dhe mbështetur kryesisht prej saj.

Punonjës, inxhinierë dhe ekspertë ndërkombëtarë të MABCO janë penguar të hyjnë në aeroport, përmes vendimeve të administratorit të VIA, Vegim Hoxha, të cilat kompania i konsideron të paligjshme dhe në kundërshtim me kontratën koncesionare.

Në konferencë, këshilltarja për mediat e MABCO, Ornela Çuçi, bëri publike shifrat kryesore financiare të projektit, duke theksuar disproporcionin mes barrës financiare të mbajtur nga MABCO dhe situatës aktuale të krijuar në kantier.

“MABCO është pronare e 98% të kuotave të Vlora International Airport. Deri më sot, në ditën që flasim, MABCO ka investuar 92 milion euro direkt në projekt. Nga ana tjetër, MABCO ka vendosur 152 milion euro kolateral të Behgjet Pacollit për të garantuar kredinë bankare të marrë në Bankën Kombëtare Tregtare. Përveç kësaj, MABCO ka dhënë garanci “First call” në Bankën Kombëtare Tregtare një shumë prej 72 milion eurosh. Ndërkohë nga kredia e marrë në BKT, sot që flasim 30 milion euro nga kolaterali i kredisë së marrë nga MABCO janë përdorur nga 2A Group si nënkontraktor. Si është e mundur që investitori kryesor, pala që mban barrën financiare por edhe teknike të projektit, sot përjashtohet nga informacioni, sot përjashtohet nga kantieri, sot përjashtohet nga mbledhjet teknike që ndodhin në këtë aeroport, por përjashtohet edhe nga proceset e certifikimit, të sigurisë së këtij aeroporti?”

II. MABCO: Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e kompanisë në aeroport

Avokati i MABCO, Ili Gërdupi, deklaroi se kompania zvicerane e Behgjet Pacollit është aksioneri mazhoritar i projektit dhe se pengimi i hyrjes së saj në kantier përmes ndërhyrjes së policisë përbën një precedent të rëndë juridik dhe institucional.

Sipas tij, veprimet e ndërmarra nga administrata e VIA dhe mbështetja policore ndaj këtyre vendimeve nuk mbështeten në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Ky sabotim ka synimin e qartë për të penguar MABCO-n në arritjen e punimeve të saj, pavarësisht se punimet e pjesës së MABCO-s janë thuajse të përfunduara. Por kontrata e vetme që MABCO njeh është kontrata konçensionare e cila në mënyrë të qartë parashikon në nenin 7 pika b parashikon se “Autoriteti kontraktor i jep të drejtë kalimi, vendndodhje si dhe të drejtën e hyrjes dhe të daljes në çdo pjesë të vendndodhjes” duke qenë kjo kantieri I ndërtimit të aeroportit në Akërni. Policia po na ndalon hyrjen me pretendimin se ekziston një vendim I VIA që ndalon MABCO-n si kantier kontraktor. Por VIA është kompani bijë e MABCO-s pra është kompania që merr udhëzime nga ortaku, nuk është kompania që jep urdhra për shoqërinë mëmë dhe si e tillë nuk mund ta marrë një vendim të tillë për pengimin e hyrjes. Në këtë kuptim, policia duke mbështetur një veprim të tillë, pa pasur një vendim gjyqësor që e mbështet vendimin e MABCO-s është duke mbështetur një vendimmarrje në kufijtë e vetëgjyqësisë, që është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal”.

III. MABCO: Punimet janë drejt përfundimit, por siguria dhe certifikimi kërkojnë ndërhyrje urgjente

Drejtori i kantierit të aeroportit të Vlorës, inxhinier Klodian Sava, deklaroi se punimet e realizuara nga MABCO janë në nivelin 99% dhe se kompania nuk ka qenë shkak i vonesave në hapjen e aeroportit.

Sipas tij, problematikat kryesore lidhen me ndërprerjen e energjisë elektrike, internetit dhe me pengesat ndaj sistemeve operacionale të domosdoshme për certifikimin e aeroportit.

Sava ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me sigurinë teknike të pistës dhe nevojën për verifikime të pavarura profesionale.

“Kemi evidentuar disa pika që lidhen me zbatimin e punimeve nga ana e konçensionarit e ortakut tjetër të 2A Group, që lidhen me realizimin e pistës. Që për ne nga verifikimet dhe dokumentacionin e inxhinierit të pavarur është evidentuar që ka një problematikë në zbatimin e këtyre punimeve. Ne kemi kërkuar me këmbëngulje që të bëhet një verifikim nga autoritete të pavarura në cilësinë e punimeve sepse kjo është një çështje e sigurisë dhe është baza e aeroportit. Nga MABCO nuk jemi në vonesa apo pengues në hapjen e aeroportit por është VIA që duhet të marrë seriozisht problematikat dhe t’i japi drejtim çështjeve që lidhen me sistemin e sigurisë dhe softëare për t’i vënë në funksion”.

IV. Thirrje për reagim institucional

MABCO i bën thirrje shtetit shqiptar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, autoritetit kontraktor dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe garantimin e zbatimit të kontratës koncesionare që të reagojnë me urgjencë ndaj situatës së krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Kompania i kërkon gjithashtu Bankës Kombëtare Tregtare, si bankë kreditore e projektit, të mbajë një qëndrim institucional përballë një situate ku investitori që ka garantuar kredinë dhe ka mbajtur barrën kryesore financiare të aeroportit po pengohet fizikisht të hyjë në kantier.

Sipas MABCO, heshtja institucionale përballë kësaj situate rrezikon jo vetëm përfundimin normal të aeroportit, por edhe sigurinë juridike të investimeve strategjike në Shqipëri dhe besueshmërinë e vendit përballë investitorëve ndërkombëtarë.

MABCO konfirmon se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e saj si aksioner shumicë dhe për të garantuar integritetin juridik, teknik dhe financiar të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Të këshilluara

Euro thyen sot sërish minimumin historik

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar përsëri rënie ditën e sotme dhe ka thyer lehtë minimumin e mëparshëm historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit t...

14:11

Sërish arrestime në policinë e Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbrëmjen e sotme një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim m...

23:42

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI