Flash

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së ul dënimin për Alqi Bllakon

Lapsi.al 20 May 2026
Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së ul dënimin për Alqi

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë këtë të mërkurë, më 20 maj, vendimin për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, sa i takon çështjes së Inceneratorit të Tiranës.

Bllako është shpallur fajtor për një episod korrupsioni në vlerën e 119 mijë eurove. Ndërsa në një rast tjetër që lidhet me marrjen e 7 milionë lekëve rrogë të një të punësuari, atij i është dhënë pafajësia.

Kështu, Apeli i GJKKO-së ka ulur dënimin për Bllakon duke i dhënë 2 vite burg (nga 4 që i kishte dhënë Shkalla e Parë).

“Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë për faktin penal të përfitimit të parregullt të shumës 119,715 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) euro, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese.

Deri më tani, Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit me burg dhe pjesën e mbetur do e shlyejë përmes masës së shërbimit të provës, për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit me burgim.

Të këshilluara

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Më herët ish-kryebashkiaku i Bashkisë Tepelenë është pyetur në SPAK për firmat që ka hedh...

15:55

Euro thyen sot sërish minimumin historik

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar përsëri rënie ditën e sotme dhe ka thyer lehtë minimumin e mëparshëm historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit t...

14:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI