Flash

Euro thyen sot sërish minimumin historik

Lapsi.al 20 May 2026
Euro thyen sot sërish minimumin historik

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar përsëri rënie ditën e sotme dhe ka thyer lehtë minimumin e mëparshëm historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 2.8%.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të Euros vazhdon të karakterizohet nga presione në rënie, për shkak të ofertës së bollshme të valutës në treg.

Këto presione në rënie zbuten përkohësisht nga ndërhyrjet e vazhdueshme të bankës së Shqipërisë. Por, brenda një harku disaditor, trysnia e tregut për ta zhvlerësuar kursin e Euros rritet sërish, duke bërë që ai të shënojë rekorde të reja historike në rënie, ndonëse me amplituda të kufizuara lëvizjeje.

Tremujori i tretë i vitit i ka theksuar më shumë presionet nënçmuese mbi Euron, për shkak të rritjes së ofertës valutore, të lidhur sidomos me turizmin. Është e pritshme që tregu ta shtyjë Euron në rënie gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa masa e rënies do të ngelet e lidhur me rolin që do të vazhdojë të luajë Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, në periudhën 2024-2025 Banka Qendrore ka blerë afërsisht dy miliardë euro në tregun valutor, blerje që vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e Euros.

Blerjet e valutës kanë vazhduar edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, duke parë tendencën në rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek, por shifrat e blerjeve nuk janë bërë ende publike.

Megjithatë, me inflacionin që po afrohet drejt objektivit prej 3%, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do të bëhen më të vështira për t’u motivuar me argumentin e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Një reduktim i rolit të Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor mund të sjellë rënie me ritme disi më të lartë të kursit të Euros. Nga ana tjetër, një efekt i kundërt i lidhur me shtrenjtimin e pritshëm të mallrave të importit në kursin e këmbimit, për momentin, nuk po shfaqet. /monitor

Të këshilluara

Sërish arrestime në policinë e Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbrëmjen e sotme një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim m...

23:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI