Flash

Pengmarrja e aeroportit të Vlorës/ MABCO: Vetëgjyqësi kriminale nga Valon Ademi!

Lapsi.al 19 May 2026
Pengmarrja e aeroportit të Vlorës/ MABCO: Vetëgjyqësi

Kompania zvicerane MABCO Constructions S.A., investitori kryesor i aeroportit të Vlorës dhe zotëruesi i 98% të aksioneve në shoqërinë koncesionare VIA është bllokuar edhe këtë të martë nga policia, duke lënë jashtë kantierit qindra punonjës që presin të mbarojnë punët për përfundimin e terminalit të ri. Përmes një deklarate për mediat, MABCO akuzon aksionerin minoritar Valon Ademi për “vetëgjyqësi kriminale” dhe bllokim të paligjshëm të kantierit. Në një deklaratë publike, ekipi ligjor i MABCO pretendon se për të dytën ditë radhazi rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të kompanisë janë penguar fizikisht të futen në aeroport, megjithëse sipas tyre nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e MABCO-s në kantierin që vetë kompania ka financuar dhe ndërtuar me mbi 90 milionë euro investime direkte.

Sipas MABCO-s, ndalimi i hyrjes po kryhet nga përfaqësues të palës minoritare 2%, përmes administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupit, në një përpjekje për të marrë kontrollin faktik të projektit. “Asnjë vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier”, thuhet në deklaratë, ku kompania akuzon autoritetet shtetërore për mosveprim dhe dështim në garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e investimit.

Deklaratë zyrtare e Ekipit Ligjor të shoqërisë Mabco Constructions S.A.

Tiranë, 19 maj 2026

Sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme, plotësisht e paligjshme me VETËGJYQËSI të Valon Ademit.

Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., ortakut mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitorit kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur.

Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valon Ademi dhe i shperndare ne media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

ASNJË vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier.

Ky ndalim i njëanshëm dhe arbitrar është vetëgjyqësi e pastër kriminale nga ana e z. Valon Ademi dhe ortakut minoritar 2%, e kryer nëpërmjet administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi.

Mabco Constructions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkontraktor i shoqërisë VIA, siç tregohet qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kontratës së Koncesionit. Mabco është ortaku mazhoritar, investitori kryesor, financuesi real dhe subjekti që përmbush kriteret teknike, financiare dhe operacionale mbi të cilat është dhënë vetë koncesioni.

Është detyrë ligjore e autoriteteve qeveritare dhe e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të lejojnë dhe të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të Kontratës së Koncesionit.

Mosveprimi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendimi arbitrar të një ortaku me vetëm 2% të kuotave përbën qartazi mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit shqiptar.

Ekipi ynë ligjor ka njoftuar sërish dje Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë situatë të rëndë dhe për dështimin e Policisë së Vlorës që, edhe sot, nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar nga Mabco.

Ne presim nga autoritetet kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për:

të ndalojnë këtë vetëgjyqësi kriminale;

të garantojnë aksesin e plotë dhe të papenguar të punonjësve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve tanë në kantier;

të mbajnë të paprekur terminalin dhe veprën e ndërtuar nga Mabco.

Mabco Constructions S.A. kërkon të besojë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja dhe jo në VETËGJYQËSI kriminale të Valon Ademit. Do të vazhdojmë të ushtrojmë të gjitha të drejtat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo personi ose subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin kombëtar të projektit.

Ekipi Ligjor i Mabco Constructions S.A.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI