Flash

Ndërtimet pa leje, gjykata lë në burg shefin e komisariatit të Sarandës

Lapsi.al 19 May 2026
Ndërtimet pa leje, gjykata lë në burg shefin e komisariatit

Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj katër drejtuesve të Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas shtatë orësh seancë gjyqësore, prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kanë caktuar masën “arrest me burg” për një afat 45-ditor për Gëzim Bashllarin dhe Robert Cullajn.

Gjatë kësaj periudhe pritet që organi i akuzës të paraqesë prova shtesë mbi të cilat mbështeten akuzat. Ndërsa për dy efektivët e tjerë, Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u kërkua masa “arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se gjatë seancës mbrojtja ka kundërshtuar kërkesat e Prokurorisë, me argumentin, se arrestimet e klientëve të tyre janë të paligjshme dhe të pambështetura në prova të mjaftueshme. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të katër drejtuesve të policisë, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masave shtrënguese të sigurisë.

Po ashtu gjatë seancës kanë dhënë deklarimet e tyre edhe vetë katër drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata janë shprehur para trupës gjykuese se janë të pafajshëm dhe se kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gykata, e përfaqësuar nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe caktimin e masave “arrest me burg” me 30 ditë për Gëzim Bashllari, Robert Cullaj dhe “arrest shtëpie” për Ajdin Islamaj dhe Andi Duron.

Të këshilluara

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2...

15:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI