Flash

“Maran nuk është zgjedhje parash, duam Botërorin“: Duka tregon pse zgjodhi italianin

Lapsi.al 19 May 2026
“Maran nuk është zgjedhje parash, duam Botërorin“:

“Objektivat tona mbeten aty ku duam të jemi, vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në EURO 2028, dhe më pas për të vazhduar me objektivin që se kemi arritur asnjëherë për të qenë pjesë e Botërorit”. Presidenti i FSHF-së Armand Duka i ka bërë të qarta gjërat menjëherë në prezantimin e teknikut të ri të Kombëtares Ronaldo Maran. Numri 1 i futbollit shqiptar ka sqaruar edhe arsyen e zgjedhjes së teknikut Italian: “Fakti që kemi vendosur trajner z.Maran është se kemi disa futbollistë sot dhe ata që janë të perspektivës në Itali dhe është më afër nga pikëpamja sportive dhe kulturore. Është kjo një nga arsyet pse është ky profil dhe nga ky vend. Sa i përket nivelit njerëzit nuk krahasohen por nga eksperienca është mbase vetëm Edi Reja dhe pas tij është Maran”.

Duke parë se emri i Maran nuk është nga ata që ndezin fantazinë e tifozëve, Duka ka dashur të shpjegojë se zgjedhja e teknikut italian nuk ishte çështje parash: “Kur bëhet zgjedhja e trajnerit shihet aspekti sportiv, se çfarë është më ë mira por natyrisht edhe një balancë financiare. Edhe nëse do kishim më shumë lekë, nuk besoj se do bënim xgjedhje tjetër”.

Lexo më tej: Maran, nga jeta në Tiranë te Nation League, Europiani e Botërori: “Do jemi agresivë”

Në fund Duka tregoi edhe prapaskenat me mosrinovimin me teknikun Sylvinho. Kreu i FSHF-së kishte thënë se oferta e parë do ti bëhej brazilianite, ndaj dhe ka dashur të sqarojë çfarë nuk shkoi në bisedimet për rinovimin: “Siç e kam thënë në kontaktin publik edhe më përpara e kemi filluar diskutimin kur u kthyem nga Ukraina, Silvio mori kohën e tij dhe arritëm në këtë konkluzion. Arritëm në konkluzionin që është më mirë të mbyllim këtë cikël dhe ndahemi në mënyrën më të mirë, me respekt, për punën dhe rezultatin".

Notë për Sylvinho-n? "Absolutisht nuk kam ndryshuar asgjë nga ato që kam thënë për të dhe stafin, përkushtimin dhe seriozitetin. Askush nuk është perfekt dhe as Silvinjo nuk është perfekt. Vlerësime pozitive afër maksimales dhe për rezultatet në drejtim. Shqipëria u rendit e para dhe një herë e dyta në grup edhe pse në Play Off nuk arriti të shkonte në Botëror”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI