Flash

Detaje të reja/ 3 vende të BE i kanë bërë “bllok” Shqipërisë në Bruksel

Lapsi.al 19 May 2026
Detaje të reja/ 3 vende të BE i kanë bërë

27 shtetet anëtare të BE-së janë ende duke e diskutuar gjendjen e reformave nga institucionet shqiptare përpara se të arrijnë një qëndrim të përbashkët për fillimin e mbylljes së kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit, pas hapjes së tyre në nëntor të vitit të kaluar. Agjencia e lajmeve DTT-NET, e specializuar në mbulimin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka dhënë detaje nga ajo që ndodhi këtë të martë në Bruksel.

Sipas kësaj agjencie, në takimin e sotëm të përfaqësuesve nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA), “tre shtete anëtare nuk mundën ende të jepnin dritën e gjelbër”. Lajmin e konfirmoi për agjencinë një shtet anëtar në Bruksel që dha detaje lidhur me bisedimet që po vazhdojnë për Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për “Grupin 1” të kapitujve negociues, të quajtur “Themeloret” (Fundamentals).

“Grupi 1” përbëhet nga Kapitulli 5 (Prokurimi Publik); Kapitulli 18 (Statistikat); Kapitulli 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore); Kapitulli 24 (Drejtësia, liria dhe siguria) dhe Kapitulli 32 (Kontrolli Financiar).

Burimet nuk dhanë detaje të mëtejshme, mbi emrat e vendeve dhe mosmarrëveshjet e sakta mbi gjendjen aktuale të reformave në 5 kapituj negociues, por thanë se 27 përfaqësuesit e shteteve anëtare nga grupi COELA do të takohen përsëri të premten (22 maj) për bisedime të mëtejshme.

Një burim i dytë konfirmoi mosmarrëveshjet dhe mungesën e dhënies së dritës së gjelbër nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Jo, jo ende, COELA nuk ka rënë dakord ende në këtë fazë. Vetëm pas marrëveshjes, dosja shkon te ambasadorët…”, - tha burimi i dytë, duke iu referuar me fjalën ‘ambasadorët” grupit më të lartë të njohur si COREPER.

5 kapitujt negociues të “Grupit 1” janë të lidhur me gjendjen aktuale në sistemin gjyqësor të vendit, dhe diskutimet nga shtetet e BE-se po ndodhin në kohën kur tensionet e mëdha midis opozitës dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama po vazhdojnë.

“Përveç akuzave për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, përvetësim të fondeve shtetërore dhe mashtrim zgjedhor, opozita akuzon gjithashtu Ramën për mbrojtjen e të të akuzuarës nga prokuroria speciale kundër krimit të organizuar(shqip-SPAK) ish-Zëvendëskryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, për shkelje të dyshuara në dy tendera në sektorin e ndërtimit dhe hetime në vazhdim e sipër për disa të tjerë.

Pas presionit të fortë nga opozita dhe kritikave nga organet e BE-së dhe disa anëtarëve të Parlamentit Europian (PE), Rama pranoi ta shkarkonte Ballukun nga detyra këtë vit, por kryeministri ende refuzon që të përmbushë kërkesën e prokurorisë speciale për të hequr imunitetin e saj parlamentar të nevojshëm për arrestimin e saj.

Shqipëria tashmë i ka hapur të gjitha kapitujt negociues për anëtarësim në BE që kur i hapi kapitujt e parë në tetor 2024 dhe qeveria e saj shpreson për anëtarësim në BE deri në vitin 2030” – shkruan agjencia e lajmeve DTT-NET. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2...

15:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI