Flash

Çmenduri në Brazil: Ancelotti grumbullon Neymar, publiku ngrihet e shpërthen festa

Lapsi.al 19 May 2026
Çmenduri në Brazil: Ancelotti grumbullon Neymar, publiku ngrihet e

Në listën e 26 të grumbulluarve të Brazilit për Botërorin është edhe Neymar. Ai ishte më i prituri pas përzgjedhjes nga lista paraprake me 55 lojtarë. Kur Carlo Ancelotti shqiptoi emrin e tij drejtpërdrejt, u ndërpre nga një ulërimë e madhe që pushtoi Teatrin e së Ardhmes në Rio de Janeiro. Trajneri italian u detyrua të ndalonte për disa sekonda para se të vazhdonte me emrat e tjerë, mes të cilëve edhe Bremer i Juventusit dhe Wesley i Romës.

“Ia vlen ta them se kjo nuk është një listë perfekte, por Botërorin nuk e fiton grupi perfekt”, tha Ancelotti. “E fiton skuadra më rezistente, ajo që përpiqet të fitojë. Nuk kam frikë të them se mund ta fitojmë turneun. Pritshmëritë janë shumë të larta, por kjo na jep vetëm më shumë motivim”.

Pse zgjodhi Neymar-in 34-vjeçar?

Përgjigjja e Ancelottit ishte e drejtpërdrejtë: “Kemi kaluar të gjithë vitin duke analizuar Neymar. Kemi kuptuar se në këtë periudhë të fundit ka pasur vazhdimësi dhe ishte në gjendje të mirë fizike”. O Ney ishte përgatitur pikërisht për këtë moment. Në fund të vitit të kaluar, pas shpëtimit të Santos në Brasileirao, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje artroskopike në gjurin e majtë. Më pas, mes fundit të marsit dhe fillimit të prillit, përfitoi nga pushimi i kombëtareve për t’iu nënshtruar një trajtimi rigjenerues për të forcuar muskulaturën dhe për të përmirësuar gjendjen fizike.

Lista e 26 lojtarëve të Brazilit për Botërorin

Brazili ndodhet në Grupin C të Botërorit. Debutimi do të jetë më 13 qershor kundër Marokut në New Jersey. Më pas do të përballet me Haitin më 19 qershor në Philadelphia dhe do ta mbyllë fazën e grupeve ndaj Skocisë më 24 qershor në Miami.

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Fenerbahce), Weverton (Grêmio).

Mbrojtës: Marquinhos (PSG), Gabriel (Arsenal), Bremer (Juventus), Ibáñez (Al Ahli), Léo Pereira (Flamengo), Wesley (Roma), Danilo (Flamengo), Alex Sandro (Flamengo), Douglas Santos (Zenit).

Mesfushorë: Casemiro (Manchester United), Bruno Guimarães (Newcastle), Fabinho (Al Ittihad), Danilo (Botafogo), Lucas Paquetá (Flamengo).

Sulmues: Vinicius Jr. (Real Madrid), Raphinha (Barcelona), Matheus Cunha (Manchester United), Luiz Henrique (Zenit), Igor Thiago (Brentford), Endrick (Lione/Real Madrid), Martinelli (Arsenal), Rayan (Bournemouth), Neymar (Santos).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI