Flash

Baggio zbulon se Lippi donte që ai të bënte spiunin te Inter: “Më kërkoi emrat”

Lapsi.al 19 May 2026
Baggio zbulon se Lippi donte që ai të bënte spiunin te Inter:

Nuk është sekret që Roberto Baggio, i dashur nga të gjithë tifozët e futbollit jo vetëm në Itali, ka pasur më shumë se një raport konfliktual me trajnerët që e kanë stërvitur gjatë karrierës së tij. Në autobiografinë e re të sapobotuar, ka një kapitull të tërë dedikuar kësaj çështjeje, me një titull që thotë gjithçka për mendimin e tij mbi arsyet: “Zili. Shko e kuptoji trajnerët”. Baggio flet gjatë për këtë në lidhje me Renzo Ulivieri, që e pati te Bologna, dhe Marcello Lippi, të cilin e gjeti sërish tek Inter pas sezonit me Juventus.

Roberto Baggio dhe historia e “spiunazhit”

Ishte vera e vitit 1998, 33-vjeçari Baggio u transferua nga Bologna tek Interi: ishte një sezon katastrofik, me plot katër trajnerë që u alternuan në stol (Simoni, Lucescu, Castellini dhe Hodgson) dhe me një vend të tetë në fund. “Në atë sezon të trazuar, emri Marcello Lippi nisi të qarkullonte që në janar. Ai u caktua për vitin pasues para përfundimit të kampionatit", tregon Baggio, i cili më pas zbulon kërkesën që iu bë nga ish-trajneri i tij te Juventusi për të bërë spiunin për të.

"Deshi të më takonte në mars dhe më kërkoi t’i tregoja emrat e atyre që, në dhomat e zhveshjes, mund të punonin kundër tij - vazhdoi Baggio -. Iu përgjigja në mënyrën time: ‘Mister, unë stërvitem maksimalisht, ju do të vlerësoni nëse e meritoj të luaj apo jo, por mos më kërkoni asgjë tjetër’. I bezdisur, që nga vera u përpoq të më provokonte për të nxitur një reagim timin. Por nuk e humba kurrë qetësinë, e kisha kuptuar lojën. Nëse do të veproja ndryshe, do të kishte justifikimin për të më akuzuar se po përçaja dhomat e zhveshjes”.

Lippi dhe Baggio: arrogancë, përgjigje dhe ironi

“Bishtaleci Hyjnor”, sot 59 vjeç, tregon episode që për të ishin praktikisht “mobbing”: “Një ditë, Lippi më bërtiti me tone arrogante dhe agresive: ‘Fenomen, thuaju shokëve çfarë nuk të pëlqen’. Unë iu përgjigja me qetësinë më të madhe: ‘Mister, thuaju ju shokëve çfarë më keni kërkuar të bëj’, duke iu referuar asaj kërkese për të bërë spiunin. Mbaj mend edhe shumë episode të tjera domethënëse: do të kishte dhjetëra që dëshmojnë armiqësinë e tij. Njëri ndodhi një të shtunë në mbrëmje gjatë grumbullimit. Lejohej një gotë verë gjatë vaktit, kështu që me Peruzzin, Ferron dhe Frezzolinin kërkuam një shishe. Lippi u tërbua. Po atë mbrëmje ishte ditëlindja e Seedorf, i cili pak më vonë hapi disa shishe shampanje për të bërë një dolli. Në atë rast ishte në rregull, në rastin tonë dukshëm jo”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI