Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Ata që kursenin në euro humbën 22 miliardë lekë nga forcimi i lekut në 2025-n

Lapsi.al 19 May 2026
Ata që kursenin në euro humbën 22 miliardë lekë nga

Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit u kushtoi depozituesve në valutë të huaj 22 miliardë lekë për vitin 2025.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, efekti negativ statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në Lek të depozitave në valutë ishte përsëri i konsiderueshëm vitin e kaluar.

Megjithatë, ngadalësimi i forcimit të Lekut bëri që efekti negativ statistikor i kursit mbi depozitat në valutë të reduktohej, krahasuar me nivelin prej 43 miliardë lekësh të vitit 2024.

Depozitat bankare vijuan të rriten me ritme të shpejta gjatë vitit 2025 dhe rritja më e madhe është regjistruar gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Gjatë vitit 2025, depozitat u zgjeruan me rreth 9.1% (152 miliardë lekë) dhe në fund të dhjetorit ato arritën në rreth 1.84 trilionë lekë.

Pjesa më e madhe e rritjes është regjistruar gjatë muajve janar, dhjetor dhe veçanërisht gjatë muajit gusht, që karakterizohet nga prurje të konsiderueshme sezonale nga turizmi.

Sipas monedhës, rritja vjetore për depozitat në Lekë ishte 11.5%, ndërsa për ato në valutë 6.9%. Depozitat në Lekë u rritën me rreth 90 miliardë lekë, një rritje më e fortë se ajo e depozitave në valutë. Nëse do të korrigjohej për efektin statistikor të ndryshimit të kursit të këmbimit, rritja vjetore e depozitave të përgjithshme do të ishte 10.4% dhe ajo e depozitave në valutë do të ishte 9%.

Depozitat me afat u zgjeruan me rreth 8.1% në terma vjetorë dhe kanë vijuar të japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen e depozitave të përgjithshme. Ndërsa llogaritë rrjedhëse u rritën me 11.2% kundrejt një viti më parë.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Tendenca e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek po vazhdon edhe gjatë këtij viti, duke shënuar rekorde të reja historike poshtë nivelit të 95.5 lekëve.

Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 2.8%. Kjo tendencë përkthehet në një rënie të mëtejshme të vlerës në Lekë të depozitave në monedhën europiane. /E.Sh. Monitor

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI