Flash

Tregtarët e Vlorës në protestë/ Bashkia u mbyll tregun ku punonin prej vitesh

Lapsi.al 18 May 2026
Tregtarët e Vlorës në protestë/ Bashkia u mbyll tregun ku

Tregtarët e tregut industrial kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme nga institucionet pas mbylljes së tregut ku ushtronin aktivitetin prej shumë vitesh.

Një grup prej tyre është futur në ambientet e Bashkisë, ku kanë kërkuar takim me përfaqësuesit vendorë dhe përgjigje konkrete lidhur me vendin e ri ku do të vijojnë aktivitetin tregtar. Sipas protestuesve, deri më tani nuk u është ofruar asnjë alternativë për të vazhduar punën.

Tregtarët shprehen se situata ekonomike është rënduar ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e mallrave ka mbetur stok dhe nuk po arrijnë t’i shesin.

Ata theksojnë se puna në treg është burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre.

“Ne kërkojmë vetëm një zgjidhje për të punuar. Kemi mall pa shitur dhe familje për të ushqyer,” – u shprehën disa prej protestuesve gjatë tubimit.

Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim nëse nuk do të ketë reagim dhe zgjidhje konkrete nga autoritetet lokale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI