Flash

Sulmohet një xhami në San Diego të SHBA, 3 viktima

Lapsi.al 18 May 2026
Sulmohet një xhami në San Diego të SHBA, 3 viktima

Një roje sigurie u vra kur 2 persona të armatosur sulmuan një xhami në San Diego të Kalifornisë, këtë të hënë. NBC raporton se edhe dy personat e armatosur u qëlluan për vdekje nga policia. Raportimet nga mediat amerikane flasin edhe për shumë të plagosur.

Policia u njoftua rreth orës 11:40 për një person të armatosur pranë Qendrës Islamike të San Diegos. Forca të shumta policore mbërritën menjëherë në zonë, ndërsa autoritetet bllokuan edhe rrugët në zonë.

Incidenti tani konsiderohet i mbyllur. Qendra Islamike është më e madhja në Qarkun e San Diegos. Ajo ka 5 000 besimtarë dhe gjithashtu ka një shkollë ku zhvillohen mësime fetare, si dhe mësime gjuhe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI