Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Përplasjet në aeroportin e Vlorës, Këlliçi: Ai që imponohet ka qeverinë në krah!

Lapsi.al 18 May 2026
Përplasjet në aeroportin e Vlorës, Këlliçi: Ai

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas tensioneve që kanë ndodhur në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke e konsideruar projektin një tjetër shembull të “propagandës” dhe “aferave” të qeverisë së Edi Ramës. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi iu referua përplasjes mes aksionerëve në aeroport, ku punonjësit dhe mjetet e kompanisë MABCO u bllokuan në hyrje të kantierit nga administata e kontrolluar nga aksioneri me 2%, Valon Ademi. Sipas Belind Këlliçit bllokimi i punës është provë se pas projektit fshihen interesa financiare dhe jo një investim i qëndrueshëm strategjik.

“Aeroporti në Vlorë, daulle propagandistike disa vjeçare”, shkruan Këlliçi, ndërsa shton se “pamjet sot ku një aksioner bllokon një tjetër dhe ku dhjetra makina e punëtorë nuk lejohen të futen në objekt flasin të vërtetën e kësaj sipërmarrjeje”. Sipas tij, konflikti i hapur në kantier tregon problemet e një projekti që, sipas opozitës, është ndërtuar “pa transparencë, pa konsultë dhe duke injoruar kontestimet e ekspertëve”. Më poshtë statusi i plotë i Këlliçit, që si pjesë të mashtrimeve të qeverisë Rama konsideron edhe skandalin në Durrës Marina ku pallatet kanë nisur të fundosen dhe paralizimi i E-Albania, që nuk arrin të sigurojë më as shërbimet më bazike për bizneset shqiptare.

3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!

Duke mbuluar faktet dhe realitetin me propagandë, me fushata mburrjesh e mashtrimesh, Edi Rama fiton ndoshta pak kohë, por aferat do të nxjerrin krye herët a vonë.

Durrës Marina tregoi këto ditë themelet e saj korruptive e klienteliste, duke u zhytur me 30 centimetra. Nisi pa transparencë, pa konslutë, u nda një prej pasurive më të mëdha të vendit me mikun e Edi Ramës dhe ja ku jemi sot.

Propaganda që na rrokanisi kokën se do të kemi aty një Dubai modern ra dhe në fakt kemi ndërtime jo cilësore, me paratë e shqiptarëve që kanë parapaguar dhe aspak një investim serioz 2 miliardë euro siç u premtua. Ndërkohë, nuk kemi as port!!!

Aeroporti në Vlorë, daulle propagandistike disa vjeçare. Rrahu gjoksin Edi Rama shumë kohë. Pamjet sot ku një aksioner bllokon një tjetër dhe ku dhjetra makina e punëtorë nuk lejohen të futen në objekt flasin të vërtetën e kësaj sipërmarrje, që është një aferë e Edi Ramës, pa transparencë, pa konsultë, pa ekspertizë dhe duke mos dëgjuar e injoruar shumë kontestime ekspertësh. Nuk kemi të bëjmë me një grevë siç mund të duket. Por me përplasje interesash financiare. Për shkak se është një aferë, është e lehtë që të dalin të tilla probleme, ku dikush kërkon të imponohet. Dhe ai që imponohet është ai që ka qeverinë në krah.

Propaganda e Edi Ramës thotë se jemi pararoja e Europës në teknologji dhe se qeverisjen digjitale na e kanë zili kudo. Pra mburret me produktin e atij që zyrtarisht njihet si grup i strukturual kriminal, vendosur nën akuzë nga SPAK.

U bë pothuajse një vit që bizneset dhe operatorët që kanë punë me e-Albania, ankohen se nuk marrin shërbime bazike, se platforma nuk funksionon. 3 ditë më parë u mbyll për t’u rregulluar. Sot rifilloi, por ka dhjetra e qidra raportime ku qytetarët ankohen se nuk po shkarkojnë dot faturat, se nuk veprojnë dot, nuk bëjnë dot punët që lidhen me shtetin, përmes e-Albania.

Një tjetër rënië spektakolare e propagandës.

Sa më e madhe mburrja, aq më e madhe afera.

Lakrat e punëve që ngjizen në abuzim, nuk vonojnë të dalin.

Shqiptarët nuk mashtrohen më nga një kryeministër i korruptuar deri në palcë!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI