Flash

Konflikti politik në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen

Lapsi.al 18 May 2026
Konflikti politik në Hungari, presidenti refuzon të japë

Presidenti hungarez Tamás Szulók po refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht një thirrjeje nga kryeministri i ri Peter Magyar tha ai në një intervistë të botuar sot, duke shpjeguar se nuk ka asnjë justifikim për dorëheqjen e tij.

Partia hungareze TISZA, rrëzoi nga pushteti partinë Fidesz të ish-kryeministrit Viktor Orbán me një fitore dërrmuese zgjedhore prillin e kaluar, duke i dhënë fund 16 viteve të sundimit të Orbán dhe duke u zotuar të adresojë sundimin e ligjit dhe reforma të tjera që kanë qenë në zemër të mosmarrëveshjeve midis Budapestit dhe BE-së.

“Për momentin, nuk ka asnjë arsye ligjore apo justifikim kushtetues që mund të justifikojë dorëheqjen time”, tha Sulok për Index.hu.

“Unë i mbetem besnik betimit tim dhe për sa kohë që ushtrimi i detyrave të mia është i mundur, kam ndërmend të përmbush mandatin që mora”, tha presidenti.

Roli i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, megjithëse Sulok mund të kthejë ligjet në parlament për shqyrtim ose të referojë legjislacionin në Gjykatën Kushtetuese, duke dëmtuar potencialisht përpjekjen e Hungarisë për reforma.

Magyar ka kërkuar dorëheqjen e Sulok dhe “kukullave” të tjera të emëruara nën Orban, politikat e të cilëve e kanë sjellë vazhdimisht qeverinë e tij në konflikt me krahun ekzekutiv të BE-së.

Sulok tha në një intervistë me Index.hu se presidenti duhet të shprehë unitetin e kombit dhe hodhi poshtë idenë se zgjedhjet ishin një ndryshim regjimi, duke thënë se ishte një ndryshim qeverie.

Magyar ka thënë se nëse Sulyok nuk jep dorëheqjen, ai do të përdorë mandatin e fortë të partisë së tij për të rishikuar kushtetutën për të shkarkuar presidentin nga detyra.

Duke iu përgjigjur intervistës së presidentit hungarez, Magyar shkroi sot në Facebook se Hungaria ka nevojë për një president që nuk është i lidhur me asnjë parti dhe përsëriti se presidenti është një “kukull e një sistemi të dështuar”. “Duhet të largohesh! Dhe do të largohesh”, shkroi ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI