Flash

Guardiola nuk do të jetë më trajneri i Manchester City: të dielën, fundi i një epoke

Lapsi.al 18 May 2026
Guardiola nuk do të jetë më trajneri i Manchester City: të
Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të kësaj jave. Trajneri spanjoll pritet të drejtojë edhe dy ndeshjet e fundit të Premier League kundër Bournemouth dhe Aston Villa, përpara se t’i japë fund aventurës së tij në “Etihad”. Guardiola e udhëhoqi Manchester City drejt triumfit në FA Cup të shtunën, teksa mposhti Chelsea 1-0 në Wembley. Dhe ky mund të jetë trofeu i fundit për katalanasin si trajner i Citizens, pas një dekade të mbushur me suksese. City ka ende një shans të vogël për të fituar titullin kampion, por duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë që Arsenal të humbasë pikë kundër Crystal Palace. Guardiola ka fituar gjashtë tituj të Premier League me Manchester City, përfshirë katër radhazi, një rekord historik. Ai gjithashtu i dha klubit Champions League-in e parë dhe të vetëm në histori, si edhe fitoi tre FA Cup, pesë League Cup dhe tre Community Shield. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich prej kohësh përflitej se do të largohej në fund të këtij sezoni, ndërsa tashmë City ka nisur të njoftojë palët kryesore përpara një komunikate zyrtare që sipas “Daily Mail” pritet të vijë të dielën. Kontributi i Guardiolës te City do të festohet më pas me një paradë me autobus të hapur në rrugët e Manchesterit të hënën, së bashku me lojtarët, ekipin e femrave dhe akademinë. Ish-trajneri i Leicester dhe Chelsea, Enzo Maresca, konsiderohet kandidati kryesor për të zëvendësuar Guardiolën. Ai ishte një nga ndihmësit e Pep te City gjatë sezonit 2022-23, përpara se të merrte drejtimin e Leicester.

Lexo më tej: City, Guardiola nuk lejon lojtarët të festojnë FA Cup: duhet fituar Premier League

Guardiola u bashkua me Manchester City në vitin 2016, pas katër vitesh te Barcelona dhe tre te Bayern Munich. Ai fitoi titullin kampion në sezonin e dytë dhe të tretë në “Etihad”, përpara se të humbiste garën ndaj Liverpool të Jurgen Klopp. Më pas erdhën katër tituj radhazi rekord, përpara se Arne Slot ta rikthente titullin në “Anfield” sezonin e kaluar. City humbi finalen e Champions League ndaj Chelsea në vitin 2021, por Guardiola mori hakun dy vite më vonë kur skuadra e tij mposhti Interin dhe fitoi për herë të parë Champions League. Ishte gjithashtu kupa e parë me veshë të mëdhenj për spanjollin si trajner, që nga triumfi me Barcelonën në sezonin 2010-11.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by WarmUp (@warmup)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI