Flash

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”/ Mbyllet protesta për gjuhën shqipe në Shkup

Lapsi.al 18 May 2026
“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”/ Mbyllet protesta për

Mbyllet në Shkup protesta e studentëve për gjuhën shqipe, ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar se kjo nuk ndalet vetëm me provimin e jurisprudencës, nga edhe nisi e gjithë lëvizja.

Nën thirrjet e vazhdueshme “UÇK, UÇK”, dhe “O sa mirë me qen shqiptar”, ata kanë paralajmëruar se heshtja nuk është me opsion dhe duhet të dëgjohen nga institucionet.

“Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, shprehen ata, teksa falenderuan studentët shqiptarë që iu bashkuan për t'i mbështetur nga Prishtina dhe nga Tirana.

Kjo është protesta e dytë në Shkup e organizuar nga studentët shqiptarë që kërkojnë që të zhvillojnë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqip.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI