Flash

Arsenal, festa është vetëm 90 minuta larg: thyhet edhe Burnley, Arteta +5 nga City

Lapsi.al 18 May 2026
Arsenal, festa është vetëm 90 minuta larg: thyhet edhe Burnley,

Në javën e parafundit të Premier League, Arsenal mposht 1-0 Burnley e rënë nga kategoria dhe i afrohet titullit: në Emirates vendos goditja me kokë e Havertz në minutën e 37' pas asistit të Saka. Me këtë sukses, Arteta ngjitet në kuotën e 82 pikëve, +5 nga City që ka një ndeshje më pak. Gunners mund të shpallen kampionë edhe si spektatorë: do të mjaftojë mungesa e fitores e formacionit të teknikut Guardiola, i impenjuar në fushën e Bournemouth, në luftë për Champions.

Arsenal është vetëm 90 minuta larg një titulli që në Premier League mungon prej 22 vitesh. Skuadra e teknikut Arteta hodhi një tjetër hap drejt lavdisë falë fitores minimale 1-0 ndaj Burnley, që prej kohësh ka rënë në Championship. Megjithatë, ndeshja nuk ishte aspak e lehtë dhe porta dukej e mallkuar për “Topçinjtë”, kur në mesin e pjesës së parë Trossard goditi shtyllën. Fantazmat i largoi Havertz: gjermani kërceu më lart se të gjithë pas krosimit të Saka dhe në minutën e 37’ realizoi golin që vendosi sfidën.

Lexo më tej: Guardiola nuk do të jetë më trajneri i Manchester City: të dielën, fundi i një epoke

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe një traversë tjetër, këtë herë nga Eze në minutën e 53’, ndërsa dy minuta më pas ai iu afrua sërish golit me një goditje me kokë. Pak më vonë, Havertz rrezikoi të bëhej protagonist negativ për Arsenal: ish-lojtari i Leverkusen ndërhyri nga pas me këmbën lart në pulpën e Ugochukwu. Gjyqtari Tierney fillimisht e ndëshkoi me të verdhë dhe më pas u thirr nga VAR-i, por vendosi të mos ndryshonte vendimin. Minutat shtesë nuk ndryshuan historinë e takimit: në ndeshjen e fundit sezonale në “Emirates”, Arsenal fitoi 1-0.

Tani londinezët janë +5 pikë ndaj Manchester City, që do të luajë në fushën e Bournemouth, skuadër që ndodhet katër pikë larg Liverpool dhe është e detyruar të fitojë për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions. Arteta mund të shpallet kampion edhe “nga divani”, nëse Guardiola nuk arrin të mposhtë Bournemouth. Përndryshe, Arsenal do ta ketë gjithçka në dorën e vet në javën e fundit, në transfertën ndaj Crystal Palace.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI