Flash

Paralajmërimi i presidentit të Tajvanit pas takimit të Trump me Xi Jinping

Lapsi.al 17 May 2026
Paralajmërimi i presidentit të Tajvanit pas takimit të Trump me

Presidenti i Taivan ka deklaruar se ishulli nuk do të detyrohet të heqë dorë nga demokracia dhe sovraniteti i tij, vetëm pak ditë pasi territori vetëqeverisës ishte një nga temat kryesore të diskutimit mes KInës dhe Shteteve të bashkuara.

“Taivani nuk do të provokojë apo përshkallëzojë konfliktin, por gjithashtu nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar, apo nga mënyra demokratike dhe e lirë e jetesës, nën presion”, shkroi në rrjetet sociale presidenti William Lai Ching-te të dielën.

“Taivani ka qenë gjithmonë një mbrojtës i vendosur i status quo-së në Ngushticën e Tajvanit dhe jo një palë që kërkon ta ndryshojë atë”, deklaroi ai, duke shtuar se Kina është “shkaku rrënjësor i paqëndrueshmërisë rajonale”.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe ka premtuar ribashkimin edhe me forcë, nëse do të jetë e nevojshme.

Deklarata e Lai-t erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News të premten se ai nuk po “kërkon që dikush të bëhet i pavarur”, duke iu referuar Tajvanit.

Intervista erdhi pas samitit të zhvilluar këtë javë mes Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, ku tensionet mes qeverisë së Tajvanit dhe Pekinit zunë një vend qendror në diskutime.

Sipas deklaratave të publikuara nga mediat shtetërore kineze, Xi tha se çështja e Tajvanit është “problemi më i rëndësishëm në marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

“Nëse menaxhohet gabim, dy vendet mund të përplasen apo edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”, mësohet të ketë deklaruar Xi.

Çështja e sovranitetit të Tajvanit mbetet një nga temat më të tensionuara që prej luftës civile kineze në vitet 1940.

Edhe pse SHBA nuk e mbështet zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit, administrata të ndryshme amerikane e kanë mbështetur ishullin përmes shitjeve të armëve dhe deklaratave që lënë të kuptohet se Uashingtoni mund ta mbrojë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.

Duke iu referuar bisedës me Xi Jinping, Trump u tha gazetarëve në Air Force One se lideri kinez “ndihet shumë fort” kundër pavarësisë së Tajvanit.

Trump shtoi se “nuk ka marrë asnjë angazhim në asnjërën anë” për këtë çështje. Ai la të kuptohet gjithashtu se ende nuk ka vendosur nëse do të miratojë një paketë të re armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin, e cila është aprovuar tashmë nga Kongresi amerikan.

“Nuk e kam miratuar ende. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Trump për Fox News. “Mund ta bëj. Mund edhe të mos e bëj.”

Në deklaratën e tij të së dielës, presidenti tajvanez theksoi se bashkëpunimi i sigurisë mes Tajvanit dhe SHBA-së, si dhe shitjet e armëve, janë “elementë kyç” për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Kjo nuk është vetëm një garanci sigurie e SHBA-së për Tajvanin, por edhe forca më e rëndësishme parandaluese kundër minimit të paqes dhe stabilitetit rajonal”, deklaroi Lai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI