Flash

Manchester United thyen 3-2 Nottingham: Bruno arrin rekordin e asisteve në kampionat

Lapsi.al 17 May 2026
Manchester United thyen 3-2 Nottingham: Bruno arrin rekordin e asisteve në

Bruno Fernandes barazoi rekordin e asistimeve në një sezon të vetëm të Premier League, teksa Manchester United siguroi vendin e tretë falë fitores spektakolare 3-2 ndaj Nottingham Forest të dielën. 31-vjeçari ka shkëlqyer që prej momentit kur refuzoi ofertat nga Arabia Saudite verën e kaluar, duke ndihmuar “Djajtë e Kuq” të rikthehen në Champions League dhe duke fituar edhe çmimin “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit.

Fernandes kurorëzoi një sezon fantastik duke dhuruar asistin për Bryan Mbeumo në sfidën me pesë gola të së dielës, duke barazuar rekordin e Premier League me 20 asiste në një sezon, që mbahej nga Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry. Ishte një ndeshje e paharrueshme e fundit në “Old Trafford” për këtë sezon, ku United festoi edhe lajmin se Michael Carrick do të vazhdojë si trajner, si dhe paraqitjen e fundit të Casemiros në këtë stadium.

Lexo më tej: Mainoo siguron një rritje rroge prej 650%: Manchester United e blindon me rinovimin

“Djajtë e Kuq” e nisën në mënyrë perfekte, kur Luke Shaw shënoi golin e tij të parë që nga janari i vitit 2023. Megjithatë, Morato barazoi në fillimin e pjesës së dytë me kokë pas një krosimi të Elliot Anderson, objektiv i merkatos së verës. United reagoi menjëherë dhe riktheu avantazhin, por Forest shpërtheu në protesta pasi arbitri Michael Salisbury e konsideroi të pavullnetshëm prekjen me dorë të Mbeumo në aksionin që çoi te goli i Matheus Cunha, pasi u thirr të shikonte episodin nga VAR-i.

Situata u përkeqësua edhe më shumë për miqtë kur Mbeumo realizoi pas krosimit të Fernandes, duke i dhënë portugezit asistin rekord. Kapiteni Morgan Gibbs-White ngushtoi diferencën me një gol fantastik, ndërsa skuadra e Vitor Pereiras luftoi deri në sekondat e fundit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI