Flash

Egnatia turpëron Elbasanin në Final 4: Bakayoko, Fernando e Aleksi, poker për kreun

Lapsi.al 17 May 2026
Egnatia turpëron Elbasanin në Final 4: Bakayoko, Fernando e Aleksi,

Kush mendonte se titulli do të ishte një çështje mes Vllaznisë e Elbasanit gabohej rëndë. Në Final 4, ndeshjet e para jo vetëm treguan të kundërtën me rezultate, por tani renditja tregon se Egnatia është krejtësisht në lojë për të mbrojtur titullin kampion. Rrrogozhinasit

kanë rihapur plotësisht garën, duke shpartalluar 4-0 Elbasanin dhe duke arritur verdheblutë dhe Vllazninë në kuotën e 31 pikëve.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a09fbde86eab.mp4"][/video]

Pas fitores së Dinamos me Vllazninë, duhej që Elbasani të fitonte dhe të hidhte njërën dorë te tituli, por nuk ndodhi. Egnatia dominoi plotësisht pjesën e parë, duke shënuar tre gola. Bakayoko ishte protagonist absolut, njeriu më i rrezikshëm i skuadrës së Dedes. 3-5-2 i rrogozhinasve ishte funksional dhe ivoriani pasi mori masat e portës duke shpenzuar dy mundëi, dënoi Totoshin me një të djathtë precise në spondin e Grudës. Elbasani provoi të futej në lojë, por pa qartësi dhe në shtesën e pjesës së parë pësoi një 1-2 të tmerrshëm, me Bakayoko e Fernando që me golat e tyre e vendosën fitoren në hipotekë.

[video width="634" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a0a00bb694b2.mp4"][/video]

3-0 është një rezultat i rëndë për tu përmbysur, sidomos pas një pjese të parë si ajo e luajtur nga verdheblutë. Egnatia mendoi të përdorte kundërsulmin dhe me Bakayoko e Gruda mund të bënin sërish keq. Gvozdenovic bëri atë që mundi për të ndryshuar skuadrën, por Lajthia Loukili nuk ishin në ditën e tyre dhe Bunjaku e Boye nuk dhanë impaktin që shpresonte. Në fund, Ruçi fitoi një penallti me një lëvizje brilante dhe Aleksi e shndërroi në gol, duke vulosur rezultatin 4-0, duke shpërbërë plotësisht ekipin e Gvozdenovicc e zbehur pretendimet që kishte për titullin kampion

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a0a01f6ddff3.mp4"][/video]

Renditja në Final 4

Me triumfin shkatërrimtar, Egnatia e ka bërë garën për titullin kampion enigmatike, duke qenë se bashke me Vllazninë dhe Elbasanin, ndajnë kreun me kuotë të barabartë pikësh nga 31 secila. Dinamo është vetëm tre pikë larg, por ka shanset më të zbehta, kështu që shpreson te një mrekulli për t’u kurorëzuar në fund të “Final 4” si kampione. Në dy takimet e ardhshme, Elbasani do të përballet me Dinamon, ndërsa Egnatia me Vllazninë dhe situata do të jetë më e qartë për ekipin që do të shpallet kampion.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a0a0e51dd329.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI