Flash

Durrës Marina, nga “investim strategjik” në një skemë fitimi

Lapsi.al 17 May 2026
Durrës Marina, nga “investim strategjik” në një

Nga Ola Xama/ Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të realizoheshin në Shqipëri dhe se do të transformonte qytetin e Durrësit në epiqendër të turizimit të jahteve në Europë.

Kur kontrata me kompaninë private të familjes së Mohamed Alabbar u miratua në Kuvend, u kuptua qartë se ajo që ishte thënë nuk kishte lidhje me projektin që miratohej. Më shumë se sa marinë turistike (që planfikohet të ndërtohet në fund), portin më të rëndësishëm tregtar të vendit do e zëvendësonte një projekt masiv ndërtimi me pallate dhe hotele.

Me një ndryshim: financimi nuk do të ishte i kompanisë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por i blerësve.

Në planin e biznesit, kompania merrte përsipër të investonte vetëm 6.8% të projektit (3.4% kredi nga banka) dhe pjesa dërrmuese e parave do të sigurohej nga lidhja e kontratave të parashitjes. Toka ku ndërtohej dhe taksa në infrastrukturë ishin kontribut i shtetit shqiptar që ka 33% në kompaninë Durrës Marina.

Në fund, pasi investonte 80 milion euro para të saj, Eagle Hills Real Estate Development planfikonte të fitonte 572 milion euro, me një normë kthimi investimi 615%! Pasi propaganda se paratë që do të financonin Durrës Marina ishin investime të huaja ra, në publik u shit fabula se projekti do të ishte ndër më të mirët sa i takon punimeve inxhinierike dhe arkitekturës, pasi vinte të ndërtonte firma e një prej drejtuesve të Emaar Group, kompani që kishte ndërtuar Burj Kalifa, Marina Dubai, Dubai Mall etj. Tashmë dhe kjo fasadë ra.

Projektimi është bërë nga kompani shqiptare dhe ndërtimin po e bëjnë po ato. Nga 5 godina që po ngrihen, dy janë fundosur me disa centimetra dhe rrezikojnë prishjen. Nëse sheh bilancet e kompanisë Durrës Marina, mund të konstatosh shumë lehtë se vlera e punimeve për vitin 2023 dhe 2024 është 41 milion euro, nga të cilat investimi i kompanisë Eagle Hills është 7.4 milion euro. Shumica e punimeve janë financuar me paratë e kontratave të shitjes përmes të cilave janë mbledhur 36 milion euro.

Me këtë që ka ndodhur, investitori ka luajtuar bixhoz me lekët e klientëve (pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë)! Ky rrezik ka ardhur për shkak të modelit të financimit që kanë miratuar në kontratën e projektit deputetët e Kuvendit dhe që ndodh si fenomen në të gjithë tregun e ndërtimit në Shqipëri. Mbrojtja për konsumatorin është zero: ai jep paratë e financimit, merr përsipër çdo risk – ndërsa investitori që ka siguruar lejen e ndërtimit vjel fitimin! Por përveç kësaj, shifrat tregojnë se historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë.

Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate! /Marrë nga Shteg.org

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI