Flash

“Dështimi” i madh basteve në finalen e Eurovision

Lapsi.al 17 May 2026
“Dështimi” i madh basteve në finalen e Eurovision

Muzikalisht, Eurovisioni i këtij viti kishte më shumë këngë të mira sesa garat e shumë viteve të fundit. Dhe kur themi të mira, nënkuptojmë kompozime dhe performanca cilësore, por me përmbajtje hiti. Kjo në vetvete e ngriti nivelin dhe e bëri garën shumë më të vështirë.

Ky është ndoshta elementi kyç që kompanitë e basteve nuk e morën parasysh, ndaj mbrëmja e kaluar doli të ishte një “Waterloo” absolute. Deri në momentin e fundit ata parashikuan fitoren e Finlandës, dhe me një diferencë të konsiderueshme, por në fund ajo zuri vendin e gjashtë.

Zhgënjim si për Australinë ashtu edhe për Greqinë, të cilat bastet i kishin vendosur vazhdimisht përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, duke kultivuar pritshmëri shumë të larta, por në fund e panë veten në vendin e katërt dhe të dhjetë.

Dinamika e këngës bullgare filloi të reflektohej nga bastet në orët e fundit para fillimit të finales, duke arritur në vendin e katërt. Megjithatë, ajo nuk dukej të shanse të mira për t'u kurorëzuar fituese, edhe pse "Banagaranga" me Darën shpërthyese i kishte të gjitha: Intensitet, ritëm, interpretim, koreografi, titull - slogan.

Në këtë kuptim, pra, dështimi i parashikimeve të basteve funksionoi në favor të rezultatit përfundimtar të drejtë, por kundër pritshëmrive dhe sigurive që ishin kultivuar për disa ditë si nga artistët ashtu edhe nga publiku. Humbësit e mëdhenj, sigurisht, janë ata që besuan në parashikime, i futën paratë e tyre dhe i humbën. Fituesit më të mëdhenj mbeten sërish kompanitë e basteve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI