Flash

Cristiano Ronaldo e tepron, humbet finalen me Al Nassr e nuk shkon të marrë medaljen

Lapsi.al 17 May 2026
Cristiano Ronaldo e tepron, humbet finalen me Al Nassr e nuk shkon të
Finalja e AFC Champions League Two, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Azi, i dha portugezit Cristiano Ronaldo një tjetër zhgënjim në aventurën e tij arabe. Al Nassr, favorit absolut dhe që luante në shtëpi në Riad, në një “Al-Awwal Park” të mbuluar me ngjyrë të verdhë dhe tifozë vendas, u mposht papritur 1-0 nga japonezët e Gamba Osaka. Vendimtar ishte goli i Hummet në minutën e 30'.

Një tjetër zhgënjim për Ronaldon me Al Nassr

Që kur u transferua në Arabinë Saudite në fillim të vitit 2023 për 200 milionë euro neto në vit, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” – që mbushi 41 vjeç në shkurt – ka fituar vetëm një trofe minor, Arab Club Champions Cup. Shumë pak për një “kanibal” si Cristiano, që në këtë finale pati një rast të artë me kokë, por e dërgoi topin jashtë nga pak hapa larg portës. Jo vetëm kaq, ai gaboi edhe një tjetër rast të pastër me të djathtën nga pozicion i favorshëm. Në përgjithësi, paraqitja e tij ishte shumë zhgënjyese.

Ronaldo, shkon në dhomat e zhveshjes: nuk kthehet për medaljen e argjendtë

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u shfaq i shkatërruar emocionalisht. Sulmuesi portugez u largua ngadalë nga fusha, me fytyrë të trishtuar dhe duke tundur kokën në shenjë pakënaqësie. U ul i dëshpëruar në pankinë dhe më pas u drejtua i vetëm drejt dhomave të zhveshjes. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus nuk u rikthye më për ceremoninë e medaljeve. Arsyeja mbetet e panjohur, edhe pse është e lehtë të imagjinohet se sjellja e tij – jo shumë sportive – ishte diktuar nga dëshpërimi për rezultatin. Kamerat treguan trajnerin e Al Nassr, Jorge Jesus, duke shoqëruar lojtarët drejt podiumit për të marrë medaljet e argjendta. Vetëm një medalje mbeti aty: Ronaldo nuk kishte aspak ndërmend ta vendoste pranë 33 trofeve të fituar në karrierë, mes tyre edhe pesë Champions League të fituara në Europë. Megjithatë, Cristiano mund ta mbyllë sezonin me një trofe, pasi Al Nassr ka dy pikë avantazh ndaj Al Hilal në krye të Saudi Pro League. Nëse të enjten mposht Damac, skuadrën ku luajnë edhe Mané dhe Joao Felix do të shpallet kampione.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI