Flash

Ç'ndodhi me zyrtarin në Korçë/ Dyshoi për tritol, por i kishin vënë GPS në makinë

Lapsi.al 17 May 2026
Ç'ndodhi me zyrtarin në Korçë/ Dyshoi për

Policia e Korçës u alarmua këtë të diel pas telefonatës së një 54-vjeçari që kishte pikasur diçka të dyshimtë poshtë makinës së tij. Gëzim Pasho, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë dyshoi për vendosje të një lënde plasëse.

Automjeti tip “Audi A6” ndodhej i parkuar në Lagjen 18, zonë që u rrethua menjëherë nga forcat e policisë. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere, të cilat kryen verifikimet e nevojshme.

Ato zbuluan se në makinë ishte vendosur një pajisje GPS dhe jo lëndë plasëse. Nuk dihet kush e ka vendosur GPS dhe arsyet e këtij motivi. Pasho është duke u marrë në pyetje nga policia ndërsa po zbardhen kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI