Flash

City, Guardiola nuk lejon lojtarët të festojnë FA Cup: duhet fituar Premier League

Lapsi.al 17 May 2026
City, Guardiola nuk lejon lojtarët të festojnë FA Cup: duhet
Manchester City e Pep Guardiola fituan të shtunën, më 16 maj, trofeun e dytë sezonal në finalen e FA Cup, duke mundur 1-0 Chelsea, vetëm dy muaj pas triumfit në League Cup ndaj Arsenal, gjithashtu në “Wembley”. Por tekniku spanjoll nuk ka dëshirë të festojë dhe nuk do t’i lejojë as lojtarët e tij ta bëjnë këtë për suksesin në Kupë. Kanë mbetur ende dy ndeshje për t’u luajtur në Premier League, kundër Bournemouth të martën dhe Aston Villa javën e ardhshme, në një kampionat ende të hapur në garë me Gunners.

Triumfon City: vjen trofeu i 40-të i klubit, i 41-ti për teknikun Guardiola

Një ditë historike, por pa atmosferë feste: suksesi ndaj Chelsea i dhuroi spanjollit Guardiola trofeun e 41-të personal, më shumë sesa vetë Manchester City që ka arritur në 40 trofe. Gjysma e tyre mbajnë firmën e trajnerit katalanas, i cili që nga viti 2016 ka fituar 20 trofe me klubin: 6 Premier League, 5 Kupa të Ligës angleze, 3 FA Cup, 3 Community Shield, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror klubesh. Një palmares i tillë do të mjaftonte për një natë çmendurie, por jo për perfeksionistin Guardiola, i cili pasi lejoi entuziazmin në fushë në fund të ndeshjes, mbylli menjëherë çdo festë.

Guardiola i prerë për festimet: “Të gjithë në shtëpi, as edhe një birrë”

“Të gjithë në shtëpi”, deklaroi seriozisht pas ndeshjes kur gazetarët e pyetën si do të festonte skuadra trofeun e tetë të FA Cup në historinë e klubit. “As edhe një birrë. Të hënën e ardhshme, pas ndeshjes me Aston Villa, do të festojmë bashkë me ekipin e femrave…”, duke iu referuar titullit të fituar nga Manchester City Women, kampione e Anglisë për herë të dytë në histori. Deri atëherë, ndalim festash: “Ky trofe është vërtet fantastik, shumë i veçantë për traditën. Pas dy humbjeve në finale, është rikthyer sërish në Manchester. Kur drejtori sportiv, presidenti, unë dhe lojtarët jemi në të njëjtën linjë, mund të përjetosh ulje-ngritje si sezonin e kaluar, por zakonisht klubi mbetet i qëndrueshëm sepse një nga sukseset më të mëdha është pikërisht stabiliteti që vjen nga lart. Pa të, nuk mund të kesh sukses”.

Guardiola, mbreti i “Double”: dy javë nga fundi mund të fitojë edhe Premier League

Arsyeja e kësaj përmbajtjeje nga Guardiola shpjegohet me situatën në kampionat. Me dy javë nga fundi, Manchester City ndodhet në vendin e dytë me 77 pikë, vetëm 2 më pak se Arsenal kryesues me 79 pikë. Në rast përmbysjeje, do të ishte “double” për City, i treti me Guardiolën në stol pas atyre të sezoneve 2018-19 dhe 2022-23. Pa të, Manchester City nuk e ka arritur kurrë këtë objektiv, ndërsa Guardiola e ka realizuar edhe tri herë të tjera jashtë Mançesterit: një herë me Barcelonën dhe dy herë me Bayern Munich.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI