Flash

“4-0 e ekzagjeruar”: Dede do ishte mjaftuar me dy gola, Gvozdenovic gati i dorëzuar

Lapsi.al 17 May 2026
“4-0 e ekzagjeruar”: Dede do ishte mjaftuar me dy gola, Gvozdenovic

“4-0 është e ekzagjeruar. Ishim përgatitur për ta luftuar këtë ndeshje. Elbasani ishte më mirë se ne në ndeshje direkte, na duhej fitorja me 2 gola. U munduam të bënim mirë, çdo gjë iu përket djemve në fushë dhe personalitetit që ata treguan”. Nevil Dede është i lumtur pas fitores me poker ndaj Elbasanit të Ivan Gvozdenovic. Tekniku ka pak ndeshje në dispozicion dhe pasi humbi Kupën nuk dëshiron ta bëjë edhe me kampionatin. “Personaliteti dhe menaxhimi i ndeshjes është meritë e lojtarëve. Trajneri jep orientime, por lojtarët interpertojnë në fushë. Nuk duam të bëjmë spektakël. Duhet të jemi pragmatistë dhe të vlerësojmë ndeshjen e radhës. Në fund fare s’kemi bërë asgjë, duhet të mendojmë për Vllazninë të gjejmë difektet e tyre të kemi dhe fatin me vete”.

Dede më pas e thelloi konceptin: “Pragmatizmi duhet të jetë arma jonë më e fortë. Në të tilla situata kur unë e kam marrë, është çështje vlerësimi që besuan tek mua. Në momente të tilla me pak ndeshje, Elbasani kishte 3 ditë më shumë kohë pushimi se ne. Na doli për detyrë të punonim nga ana psikologjike. E rëndësishme është që Egnatia përshtatet me kundërshtarin. Këtë “Final 4”, po e luajmë si out sider”.

GVOZDENOVIC: “NDESHJE SHUMË E DOBËT PËR NE”

“Do flasim për sot, për ndeshjen. Patjetër jemi mërzitur dhe ishte një ndeshje shumë e dobët për ne. Egnatia e meritoi nga minuta e 20 deri në të 95 dhe dua t’i uroj suksese se sot ishte skuadra më e mirë në fushë”. Ivan Gvozdenovic nuk mundohet të fshihet, pavarësisht se përmend 20 minutat e para në të cilat ndeshja kishte ekuilibër. Elbasani i tij tani është në vështirësi: “Tani rezultati është 0-4, çfarëdo të thoni ka të drejtë se rezultati tregon diçka tjetër. Goli i parë dhe i dytë ishte gabim në pasim nga Lila, se dolëm nga presioni por pasimi në qendër ishte gabim. Ishim në vendosje të mirë, pasimi gabim e reagimi është gjë tjetër”.

Shanset për titull tani janë zbehur dhe Gvozdenovic e pranon: “Tani është shumë e vështirë të them të drejtën, pas ndeshjes sot, pasi rezultatit 0-4 është situatë e vështirë për ne. Por nuk jemi dorëzuar dhe nuk do dorëzohemi kurrë. Kemi ndeshje të fortë, është Dinamo që është në formë të mirë, fitoi Kupën dhe me Vllazninë. Është e vështirë për ne, por të shohim çfarë mund të bëjmë më mirë për këto 4-5 ditë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI