Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Trump: Ekzekutuam numrin 2 të ISIS, fshihej në Nigeri

Lapsi.al 16 May 2026
Trump: Ekzekutuam numrin 2 të ISIS, fshihej në Nigeri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Abu-Bilal al-Minuki, i konsideruar si numri dy i organizatës terroriste ISIS në nivel global, është eliminuar gjatë një operacioni të përbashkët të forcave amerikane dhe ushtrisë së Nigerisë. Sipas Trump, operacioni u zhvillua pas një planifikimi të gjatë dhe kompleks dhe kishte si objektiv një nga figurat më të rrezikshme të terrorizmit ndërkombëtar.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se “forcat e guximshme amerikane dhe ushtria nigeriane realizuan me sukses misionin për të larguar nga fusha e betejës terroristin më aktiv në botë”. Ai shtoi se Al-Minuki mendonte se mund të fshihej në Afrikë, por inteligjenca amerikane kishte informacion të detajuar mbi lëvizjet dhe aktivitetet e tij.

Abu-Bilal al-Minuki, emri i plotë i të cilit ishte Abu Bakr ibn Muhammad ibn Ali al-Mainuki, kishte lindur në vitin 1982 në Borno të Nigerisë verilindore, pranë kufijve me Kamerunin, Çadin dhe Nigerin. Ai ishte shpallur terrorist global nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 8 qershor 2023 dhe konsiderohej figurë kyçe në strukturën e ISIS-it në rajonin e Sahelit dhe zonën e Liqenit të Çadit.

Sipas burimeve të sigurisë, Al-Minuki kishte marrë rol të rëndësishëm në ISIS pas vrasjes së liderit të ISUAP-it, Mamman Nur, në vitin 2018. Ai përshkruhej si militant ekstremist dhe një nga komandantët më të ashpër të grupit terrorist në Afrikë. Gjithashtu ai kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me liderin e Boko Haramit, Abubakar Shekau.

Raportimet tregojnë se në periudhën 2015–2016, kur Shekau refuzoi kërkesën e ISIS-it për të dërguar luftëtarë në Libi, Al-Minuki mori përsipër organizimin dhe dërgimin e militantëve nga rajoni i Liqenit të Çadit drejt Afrikës Veriore. Eliminimi i tij konsiderohet goditje e rëndësishme ndaj rrjetit të ISIS-it në Afrikë dhe operacioneve të tij ndërkombëtare.

Të këshilluara

Tërmet 6.4 ballë në Japoni

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi verilindjen e Japonisë, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze. Lëk...

10:49

Kina gati për epokën e anarkisë

Nga Sam Chetwin George Republika Popullore e Kinës u themelua duke luftuar perandorinë. Partia Komuniste Kineze e ndërtoi identitetin e saj mbi anti-imperial...

15:31

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI