Flash

Teuta mbetet në Superiore e zyrtarizon Tetovën: Daci fundos Pogradecin mes polemikave

Lapsi.al 16 May 2026
Teuta mbetet në Superiore e zyrtarizon Tetovën: Daci fundos Pogradecin

Teuta arriti të mbijetojë në elitën e futbollit shqiptar pas një ndeshjeje dramatike ndaj Pogradecit, të vendosur vetëm në minutat shtesë të finales së “play-out”-it të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Fitorja minimale 1-0 i garanton durrsakëve vazhdimësinë në Abissnet Superiore, ndërsa për Pogradecin shuhet ëndrra e rikthimit mes më të mirëve, pas një sezoni ku skuadra liqenore kishte treguar ambicie dhe vazhdimësi. Vendosi Daci në shtesë, por sa polemika për kartonin e kuq të Pius.

Sfida ishte e tensionuar dhe e kujdesshme që në fillim, me të dy ekipet të vetëdijshme për peshën enorme të rezultatit. Pogradeci dha sinjalet e para të rrezikut me De Oliveirën nga goditja e dënimit, ndërsa Teuta u përpoq të merrte kontrollin gradualisht përmes aksioneve nga krahët dhe lëvizjeve të Vilës e Kotobellit. Megjithatë, portierët dhe organizimi mbrojtës bënë që ndeshja të mbetej e bllokuar për një kohë të gjatë, me pak hapësira dhe shumë tension taktik.

Momenti që ndryshoi realisht rrjedhën e finales erdhi në pjesën e dytë, kur Friman Pius u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Fillimisht arbitri Enea Jorgji e kishte ndëshkuar lojtarin e Pogradecit me të verdhë për faull ndaj Zhongos, por pamjet filmike zbuluan një reagim të dhunshëm me shkelm ndaj mbrojtësit të Teutës. Vendimi për kartonin e kuq ndezi tensionin në fushë dhe protestat e kampit liqenor, me vetë lojtarin që reagoi ashpër ndaj arbitrit dhe trajnerin Emiljano Çela që u ndëshkua për protestat.

Lexo më tej: Tetova ka akord me Teutën prej 4 muajsh, sot zyrtarizoi largimin nga Egnatia

Inferioriteti numerik ndikoi ndjeshëm në minutat e fundit, kur Pogradeci nisi të humbiste freskinë dhe organizimin. Teuta përfitoi nga presioni i vazhdueshëm dhe, në momentin kur ndeshja dukej se po shkonte drejt shtesave, gjeti goditjen vendimtare. Pas një situate të rrëmujshme në zonë nga një goditje këndi, Daci reagoi më shpejt se të gjithë dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 92-të, duke shpërthyer festën në kampin durrsak. Për Pogradecin, ndërkohë, mbetet zhgënjimi i madh i një mundësie të humbur në fund, pas një rezistence që zgjati deri në minutat e fundit të sfidës.

[video width="736" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a08930d2be71.mp4"][/video]

Ky sukses nuk shpëton vetëm sezonin e Teutës, por mund të shënojë edhe fillimin e një faze të re për klubin. Edlir Tetova ka qenë i pranishëm në Niko Dovana dhe pas ndeshjes Bledar Hodo, njeriu që drejtoi durrsakët te shpëtimi e ka konfirmuar ish-teknikun e Egnatias si trajnerin e ardhshëm të skuadrës. Mirë është që mos ta jap unë lajmin. Por mesa dijeni kam unë, Edlir Tetova do të jetë trajneri i ardhshëm i Teutës”, tha Bledar Hodo.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI