Flash

Lihet në fuqi vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet

Lapsi.al 16 May 2026
Lihet në fuqi vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.

Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1.000 sosh.

Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.

KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.

Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së.

Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore. Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur. Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./REL

Të këshilluara

Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Moti i keq ka sjellë probleme në qarkun e Elbasanit, ku në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin është shembur ura tip “Bailey” në fshatin Sinaballaj,...

18:40

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI