Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Euro e mbyll javën në rënie, arrin minimum të ri historik në 95.34 lekë

Lapsi.al 16 May 2026
Euro e mbyll javën në rënie, arrin minimum të ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me lekun e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.34 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 3.3%.

Ashtu siç edhe pritej, tremujori i dytë i vitit i ka forcuar edhe më shumë presionet zhvlerësuese mbi Euron. Kjo tendencë është e lidhur me rritjen e flukseve valutore hyrëse veçanërisht të lidhura me turizmin.

Sipas agjentëve të këmbimit, oferta valutore në treg është e bollshme, ndërsa kërkesa nuk shfaq luhatje të mëdha.

Banka e Shqipërisë po vazhdon të luajë një rol rregullues mbi tendencën e rënies së kursit të këmbimit, por blerjet e saj nuk janë të mjaftueshme për ta ndalur plotësisht këtë rënie.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, në periudhën 2024-2025 Banka Qendrore ka blerë afërsisht dy miliardë euro në tregun valutor, blerje që vetëm sa e ka ngadalësuar rënien e Euros.

Blerjet e valutës kanë vazhduar edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, duke parë tendencën në rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek, por shifrat e blerjeve nuk janë bërë ende publike.

Duket se edhe ky vit do të sjellë një mbiçmim të monedhës vendase në kursin e këmbimit, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e inflacionit dhe presioneve që kjo rritje mund të ushtrojë mbi bilancin tregtar të vendit.

Për këtë vit, Banka e Shqipërisë ka parashikuar të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore, pa llogaritur blerjet direkte, që do të varen nga ecuria e kursit të këmbimit.

Por, në kushtet kur inflacioni po i afrohet nivelit 3%, hapësirat e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të Euros mund të ngushtohen.

Një ulje e kërkesës, e lidhur me tërheqjen e Bankës së Shqipërisë nga blerjet e valutës, mund t’i hapë rrugë një rënieve me ritme më të shpejta të kursit të Euros, sidomos gjatë sezonit veror.

Rënia e vazhdueshme e Euros në kursin e këmbimit me Lekun në teori mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve të inflacionit të importuar, pro nga ana tjetër godet në mënyrë të vazhdueshme konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve shqiptare./ Monitor

Të këshilluara

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës. Policia njofton se ngja...

14:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI