Flash

44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi skëterrë, përplas makinën e policisë

Lapsi.al 16 May 2026
44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi skëterrë,

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një 44-vjeçar, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin e policisë në përpjekje për t’i ikur policisë që po e ndiqte. Patrulla ishte njoftuar për një shtetas që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në rrugët e lagjes 17, zonës së ish-Kënetës, vend në të cilin pak javë më parë u përplasën për vdekje 2 të mitur, dhe është vënë në ndjekje të tij. Patrulla e qarkullimit i dha sinjal automjetit pa targa për të ndaluar, por drejtuesi i makinës nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka vijuar të qarkullojë. Në ndihmë të patrullës së Policisë kanë shkuar dhe 2 inspektorë me motorë. Pas një ndjekjeje për disa minuta, oficerët e qarkullimit rrugor kanë arritur ta bllokojnë makinën pa targa.

44-vjeçari Rezart Abazaj, u arrestua në flagrancë dhe prokuroria po kryen veprimet procedurale ndaj tij. Ndërkohë pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l. Abazaj rezulton të jetë përsëritës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ai qe arrestuar dhe më 5 mars të këtij viti nga policia pas një incidenti me automjet, në gjendje të dehur, në rrugën Vellazërimi, por gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj tij, duke e kthyer sërish në rrugë dhe rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, përfshirë dhe të punonjësve të policisë.

Të këshilluara

Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Moti i keq ka sjellë probleme në qarkun e Elbasanit, ku në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin është shembur ura tip “Bailey” në fshatin Sinaballaj,...

18:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI