Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Trafik heroine nga Suedia në Danimarkë/ SPAK: Dy të arrestuar në Shqipëri

Lapsi.al 15 May 2026
Trafik heroine nga Suedia në Danimarkë/ SPAK: Dy të arrestuar

SPAK njoftoi se ka ekzekutuar 2 masa sigurie ndaj 2 vëllezërve nga Fieri të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën 7 herë.

Në njoftim SPAK bëri me dije se dje, më 14 maj u arrestua Marsel Licaj, i dyshuar si i përfshirë në 7 episodet e trafikut të lëndës narkotike, ndërsa ndaj vëllait të tij Ermalit u ekzekutuan masa "detyrim për paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit".

Ata janë kthyer në Shqipëri pas arrestimit në Danimarkë të 2 shqiptarëve të tjerë dhe një shtetasi të huaj. Njërin prej shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë e kishin kunat. Operacioni u zhvilluan në koordinim mes SPAK, Byrosë kombëtare të Hetimit dhe autoriteteve daneze.

Sipas SPAK, të dy akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”.

Hetimet nga SPAK kanë nisur prej viti 2024, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet daneze, të cilat në vitin 2023 kishin nisur hetimin “Operacioni Bacchus”.

Në njoftim thuhet se grupi kriminal, i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, dyshohet se ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Mbretërisë së Danimarkës në të paktën shtatë episode, gjatë periudhës 1 tetor 2023 – 23 janar 2024. 

Lënda narkotike përzihej me substanca të tjera, si paracetamol dhe kafeinë, për t’u shpërndarë më pas në tregun danez me synim rritjen e fitimeve.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit ndaj dy shtetasve M. L., (alias G.,) dhe E. L, në kuadër të procedimit nr.55 të vitit 2024, për veprat penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”;

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata me vendimin e saj nr. 28, datë 14.5.2026 vendosi caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin M. L., (alias G.), si dhe masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuara nga nenet 234 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin E. L.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Autoritetet daneze, në muajin gusht të vitit 2023 kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 – “Operacioni Bacchus”. Në hetim ishte një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj, të cilët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës.

Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, gjatë të cilëve, anëtarët e grupit kriminal kanë importuar në Mbretërinë e Danimarkës heroinë përmes shtetit kufitar të Suedisë. Lënda narkotike e trafikuar, përgatitej për shitje në tregun danez, e përzierë me lëndë të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim maksimizimin e fitimeve.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, deri në këto momente është bërë e mundur identifikimi, procedimi në Danimarkë i 3 personave (dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj), ndërsa në Shqipëri është mundësuar identifikimi i 2 (dy) shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Më 14.5.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimit personal për të dy shtetasit në hetim.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për administrimin e provave lidhur me mplikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Të këshilluara

Moti i trazuar godet Ballkanin në fundjavë

Një valë e fortë të ftohti që po përfshin Europën ka nisur të ndikojë edhe në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut, ku gjatë fundjavës pritet mot i paqëndrueshëm me s...

18:55

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas in...

16:53

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI