Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Situata në prokurimet publike, alarmante, Tabaku: Gjysma e tenderave jepen pa garë

Lapsi.al 15 May 2026
Situata në prokurimet publike, alarmante, Tabaku: Gjysma e tenderave jepen

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar mënyrën se si po menaxhohen prokurimet publike dhe koncesionet në Shqipëri, duke e cilësuar modelin aktual ekonomik si një sistem që shpërndan pasurinë publike në duart e një pakice, pa garë, pa transparencë dhe pa meritokraci.

Në një reagim publik, Tabaku deklaroi se sot në Shqipëri janë tenderuar rreth 2,2 miliardë euro në koncesione, ndërsa rreth 1 miliard euro prej tyre janë nën hetim zyrtar për korrupsion. Sipas saj, një pjesë e madhe e këtyre projekteve kanë kaluar përmes ligjeve speciale në Parlament, duke shmangur konkurrencën normale dhe standardet që kërkon një ekonomi e lirë.

Deputetja e PD theksoi se situata në prokurimet publike mbetet alarmante, pasi “1 në 2 tendera jepen pa garë”, ndërsa edhe në rastet kur zhvillohet procedurë konkurruese, 60% e fondeve përfundojnë vetëm tek 20 kompani.

Për Tabakun, kjo është prova më e qartë se ekonomia shqiptare nuk funksionon mbi konkurrencën dhe tregun e lirë, por mbi një model të kapjes së shtetit dhe përqendrimit të pasurisë publike në pak duar.

Ajo solli edhe krahasimin me vendet e rajonit, duke nënvizuar se Serbia ka 97% të tenderave me garë, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet larg edhe këtij standardi minimal.

Sipas Tabakut, ndryshimi i këtij realiteti nuk mund të vijë përmes propagandës apo konferencave për shtyp, por vetëm përmes një “vullneti të hekurt politik” për të hapur ekonominë dhe për të rikthyer konkurrencën reale.

Deputetja e PD kërkoi një strategji të plotë për reformimin e sistemit të koncesioneve, PPP-ve dhe prokurimeve publike, duke përmendur rastet e AKSHI-t, inceneratorëve, porteve, aeroporteve, energjisë dhe industrisë si shembuj të modelit të mbyllur ekonomik që sipas saj ka dominuar për 12 vite.

Në fund të reagimit të saj, Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare ka nevojë për një frymë të re, ku “fiton më i miri” dhe jo ai që ka lidhjen më të fortë me pushtetin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI