Flash

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

Lapsi.al 15 May 2026
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit

Arti Papajani është larguar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.

Arti Papajani ishte emëruar në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, po nga ministrja Sala. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij nga detyra.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI