Flash

Punësimi në sektorin bankar arrin rekord në tremujorin e parë

Lapsi.al 15 May 2026
Punësimi në sektorin bankar arrin rekord në tremujorin e

Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare në vend raportuan 7913 të punësuar. Numri i të punësuarve është rritur me 0.8% që nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Punësimi në sektorin bankar po i drejtohet rritjes për të shtatin vit radhazi. Rritja e punësimit në vitet e fundit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjesërisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor në rritjen vjetore të të punësuarve vlerësohet se e ka dhënë përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).

Ndërkohë, rritja e punësimit në tremujorin e parë të vitit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i stafit të Credins Bank, OTP Albania, Bankës së Bashkuar e Shqipërisë dhe, në përmasa më të vogla, edhe të disa bankave të tjera.

Përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Në vitet pas pandemisë, sektori është karakterizuar nga një zgjerim i shpejtë i aktiveve, rritje me ritme të larta të kreditimit, përmirësim i prfitueshmërisë dhe konkurrencë në rritje mes bankave.

Megjithëse rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në funksion të shërbimeve bazike, kjo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe ciklin e rritjes së biznesit.

Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin edhe për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 5.2 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, statistikat e INSTAT, tregojnë se sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin IV 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 173 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 6.2%.

Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritur, pavarësisht uljes së numrit të degëve. Pas një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, numri i degëve në tremujorin e parë të vitit pësoi rënie, i ndikuar kryesisht nga ristrukturimi i ndërmarrë nga Banka Amerikane e Investimeve, pas bashkimit me institucionin financiar jobankë NOA.

Në fund të tremujorit të parë, sektori bankar raportonte gjithsej 443 degë, nga 449 degë që kishte pasur në fund të vitit 2025. Megjithatë, numri i degëve të sektorit ngelet në rritje të dukshme vjetore, me 8.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar./MONITOR

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI