Flash

Krerët fetarë, së bashku kundër martesave brenda gjinisë

Lapsi.al 15 May 2026
Krerët fetarë, së bashku kundër martesave brenda

Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë.

Deklaratat e tyre u bënë në takimin që Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, mbajti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të familjes.

Krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, kanë kundërshtuar martesën brenda gjinisë. Në një takim të Këshillit Ndërfetar, mbajtur për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të familjes, ata cituan librat e shenjtë, për të shenjtëruar vetëm martesën mes një burri dhe një gruaje.

Ndonëse asnjë prej tyre nuk e përmendi drejtpërdrejtë, mesazhet e tyre, nënkuptuan ligjin për barazinë gjinore miratuar së fundmi.

Liderët shpirtërorë i argumentuan qëndrimet e tyre me urdhëresat e librave të shenjtë, ndikimin që ka të fëmijët, dëmin që sipas tyre i jep familjes dhe kërkuan të ruhen traditat shqiptare dhe të tregohet qëndresë ndaj tendencave që shkojnë në kahun e kundërt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI