Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Kosovë/ Plot 11 vite burg dënohet ddukatorja që rrihte fëmijët në kopësht

Lapsi.al 15 May 2026
Kosovë/ Plot 11 vite burg dënohet ddukatorja që rrihte

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë edukatoren me inicialet M.A., e akuzuar për keqtrajtimin e fëmijëve në një kopsht privat në këtë qytet.

Sipas vendimit të shpallur nga Departamenti për të Mitur, ajo u shpall fajtore për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, për të cilën u dënua me 11 vite burg, si dhe për “lëndim të lehtë trupor”, për të cilën mori 6 muaj burg, dënim që me pëlqimin e saj u zëvendësua me 6 mijë euro gjobë.

Sipas gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 4 dhe 5 nëntor 2025, kur edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijë 2-vjeçarë në kopshtin “M.” në Ferizaj, duke përdorur dhunë fizike dhe psikologjike. Ajo akuzohet se i detyronte me forcë të flinin, i shtynte, i tërhiqte për flokësh dhe i përplaste në dysheme. Në një rast, njërit prej fëmijëve i shkaktoi edhe lëndime në kokë, duke i shkulur flokë dhe dëmtuar lëkurën. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI