Flash

Dosja e SPAK/ Fotot e publikuara brenda "fortesës" Bajri: Armë dhe tufa me euro

Lapsi.al 15 May 2026
Dosja e SPAK/ Fotot e publikuara brenda "fortesës" Bajri:

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, që akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit.

Ka qenë pikërisht ‘zbërthimi’ i disa telefonave celularë ata që kanë zbuluar veprimtaritë kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë, për të arritur gjithmonë në ‘objektiv’.

Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët SPAK i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Po ashtu, i njëjti person në galerinë e telefonit të tij, shfaq një foto të një muri ku janë ekspozuar armë.

Ndërkohë, sipas SPAK, edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar.

Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI