Flash

Berisha sulmon pronaren e Top Channel: Një kumarxhie që mashtron shqiptarët

Lapsi.al 15 May 2026
Berisha sulmon pronaren e Top Channel: Një kumarxhie që mashtron

"Një tentativë për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien". Kështu e ka etiketuar Sali Berisha intervistën e organizuar dje nga Top Channel, me ish drejtoreshën e AKSH-it, të akuzuar nga SPAK si pjestare e një grupi kriminal.

Lideri i opozitës e quajti Top Channel si "mafie të fjalës së lirë", duke e etiketuar pronaren e e tij Vjollca Hoxha si një "kumarxheshë të papërmbajtur", që grabit miliona para publike në bashkëpunim me Edi Ramën, për të mashtruar teleshikuesit e saj.

Intervista në TOP/ Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë televizionin kombëtar, të hedhin poshtë mashtrimet e tij dhe ta kërkojnë të vërtetën në mediat sociale, të cilat për hir të së vërtetës shpërthyen me meme në rrjet për intevistën e Mirlinda Karcanajt.

Sipas tij kjo intervistë ishte organizuar me një qëllim të vetëm: për të shplarë gënjeshtrën e kryeministrit se ish drejtoresha e AKSH jeton në shtëpi me qera, të cilën e rrëzoi sekuestrimi nga gjykata i disa pronave të saj. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Berisha shigjetoi edhe ish deputeten e tij, Grida Duma që kreu formalisht intervistën.

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

Ai e krahasoi atë me shfaqjen e të njëtës moderatore përkrah Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë, menjëherë pasi plasi skandali se me atë tender ishin vjedhur me një dorë 5o milionë euro. Prej disa ditësh, fiks që nga hapja e polemikës mes kryeministrit Rama dhe Reporterëve pa Kufij, lidhur me shkallën e lirisë së mediave në vend, lideri i opozitës është angazhuar në një denoncim të sistemit mediatik dhe televizioneve të mëdha duke nisur me Nevs 24, Report TV e tani me Top Channel.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI