Flash

Trump: Kina nuk do të furnizojë me armë Iranin

Lapsi.al 14 May 2026
Trump: Kina nuk do të furnizojë me armë Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar detaje të bisedimeve të tij me homologun kinez Xi Jinping lidhur me konfliktin me Iranin.

Në një intervistë me median amerikane ‘Fox News’, Trump konfirmoi se Pekini nuk do të furnizojë me pajisje ushtarake Teheranin.

"Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme. Xi u angazhua në një mënyrë shumë të fortë",-deklaroi Trump.

Gjatë vizitës së tij, Trump u shpreh se tashmë Kina kishte rënë dakord të ndihmonte SHBA-në në një luftë me Iranin dhe se të dy vendet kishin rënë dakord që Irani nuk duhet të fitojë kurrë një armë bërthamore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI