Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Thaçi flet nga qelia: Kosova, e përçarë nga brenda dhe e bllokuar nga jashtë

Lapsi.al 14 May 2026
Thaçi flet nga qelia: Kosova, e përçarë nga brenda dhe e

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfida serioze, duke kritikuar polarizimin politik dhe mungesën e unitetit institucional. Në një intervistë për ABC News dhe Kanal10, Thaçi tha se Kosova aktualisht është e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë nga Perëndimi, duke bërë thirrje që të mos shmangen objektivat strategjike të shtetit.

Thaçi foli edhe për zhvillimet politike që nga viti 2014, ndërsa shtoi se vendi po shkon sërish drejt zgjedhjeve të reja, gjë që sipas tij është e panevojshme. Në fund, Thaçi bëri thirrje për një qasje më të matur dhe më të durueshme në politikë.

“Sot demokracia në Kosovë po cënohet nga politika, dominon heshtja. Heshtja dhe indiferenca është karakteri dhe fytyra e së keqes. Kosova e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë nga Perëndimi. Nuk duhet të shmangemi nga objektivat strategjike, kemi ditur të bashkohemi ka dominuar kultura dhe kodi I marrëveshjes.

Në 2014 filloi padrejtësisht logjika e lincimeve. Vendi po shkon në zgjedhje të reja, kjo është e tepërt. Duhet te dominojë interesi shtetëror përkundër atij partiak. Ka mbetur edhe integrimi në NATO e BE. Ata që duan të futen në aktivitete të tjera, pa ambicie nuk realizohet asnjë synim.

Ambiciozi ëndërron por edhe realizon. Ëndërruam lirinë, e shpallëm. Ambicia dhe përgjegjësia duhet të ecin paralelisht, personalisht kam hapur rrugë tri herë edhe pse fitues. Në politikë jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja. Duhet që gjërat të merren shtruar, me durim," - tha Thaçi.

Thaçi nënvizoi se hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë, por sipas tij, urrejtja ngjall vetëm hakmarrje dhe se kjo askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit.

“PO: Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme. Hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë. Urrejtja ngjall vetëm hakmarrje; askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit. Dëgjoj zëra lokalë dhe faktorë ndërkombëtarë madje edhe me ndikim që po sugjerojnë se ky proces duhet të ndodhë hap pas hapi – nga perspektiva e tyre komode akademike apo diplomatike edhe mund të kenë të drejtë – por unë mendoj se do të duhej të ndodhnin veprime të vendosura për zbatimin e marrëveshjeve”, - tha Thaçi.

Ai u shpreh se verdikti përfundimtar i gjykatës, duhet të respektojë parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Verdikti përfundimtar duhet të respektojë, detyrimisht, parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Të respektohet baza ligjore mbi të cilën Parlamenti i Kosovës themeloi DHSK-të. Populli i Kosovës, në emër të të cilit nxirren vendime në DHSK, duhet ta dijë, kuptojë dhe besojë atë çka ka ndodhur në sallën e gjyqit. Sot për sot qytetari i Kosovës nuk e di, ose di pak – dhe ajo që di është e mjegullt…”, theksoi ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI