I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj organizatës kriminale për të cilën SPAK akuzon si drejtues Laert Haxhiun.
I pyetur nga prokurorët e çështjes për ngjarjen ku u vendos tritol në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur edhe me emrin e artit “Noizy”, Tafani tha se shkak u bë rrahja nga njerëzit e këngëtarit të Klieviol Ahmetajt, gjithashtu këngëtar.
Klevioli sipas tij ishte shok i Laertit dhe ky i fundit u vi në sedër pasi ishte bërë dhe këngë për të. Sherri denigroi në rrahje dhe solli hakmarrjen me vendosje tritoli.
Tafani rrëfeu dinamikën dhe detajet e ngjarjes kriminale, duke theksuar në sallën e gjyqit që urdhrin e dha direkt Haxhiu.
“Kemi pas ndenjt në Astir, unë Laerti dhe Lulzim Spahija, në atë kohë Laerti ndiqte TikTokun, ka ndodh një sherr që u zu Kleviol Ahmetaj me Noyzin. Më pas këta e goditën Kleviolin, Laerti e ka shok, njihen familjarisht. Laerti fliste me njerëzit e vet dhe nuk i erdhi mirë që e rrahën Kleviolin në atë mënyrë. Ne po diskutonim, po kërkonte Laerti që t’i bënte diçka Noyzit për atë që bëri, kjo ishte arsyeja pse ka rraf Kleviolin. Luis Haxhiu vëllai i Laertit, nga Gjermania, po flisnim dhe i thashë që do t’i vëmë tritol Noyzit. I vëllai i Laertit tha çfarë po bëni mos i bëni këto gabime. Më pas mamaja e ka marrë Laertin në telefon, dhe po diskutonin si e goditën gjynah, e si duket aty Laerti u vendos në sedër. Pasi kaloi pak na tha mua dhe Lulëzimit na tha ikni vendosjani dhe atij tritolin”, ka dëshmuar i penduari i SPAK.
I pyetur nga prokurori se ku e kishte gjetur tritolin dhe si e fshehu lëndën plasëse, bashkëpunëtori shpjegoi se:
“Në kishim tritol në shtëpi në Astir. Tritolin e kishim marrë në Tepelenë, kishim 1 kg ose 1 kg e ca. Më pas unë dhe Lulëzimi kemi shkuar në Durrës, mora disa nga 100 gram i ngjita dhe i bëra gati. Ne shkuam më pas tek garazhi dhe kemi bërë makinën gati. Laerti vendosi që të ikim me makinën time, i hoqa targat dhe i vendosa tagrat e një Benzi të zi që e kishim marrë tek Palmanova. Kemi shkuar me makinën time në Durrës, Lulëzim Spahiu i dinte rrugët, nga do shkonim, kam parkuar në një rrugë, aty. Laerti na tha që të ja hedhim brenda në lokal, brenda. Ishte ora 3:30 ose 4:00”.
Tafani rrëfeu se kishte vendosur kapuç dhe maskë anti-COVID pasi ishte edhe periudha e pandemisë.
“Kam shkuar vetëm se Lulëzimi po rrinte në Makinë, u afrova s’po gjeja shkallët, u ktheva tek makina dhe si përfundim e vendosa tek dyqani poshtë që ishte i rrobave, Rigels e ka pas emrin. E vendosa aty e ndeza fitilin dhe ika. Sa jemi larguar pak, aty tek shinat, pa dal tek rruga kryesore që del për në autostradë me Tiranën, e dëgjuam që shpërtheu. I kemi shkruajt Laertit që shpërtheu. Jemi kthyer në Astir. Kisha vënë kapuç dhe maskë anti-COVID”, tha ai.
Rrëfimi në seancë, pyetje përgjigje në Gjykatë:
Prokurori e pyeti se me çfarë e mori lëndën plasëse dhe ku e kishte vendosur.
“E kam futur në një qese, po ashtu edhe me kartopeceta, që të mos lija asnjë lloj gjurme”.
-Prokurori: Mes teje dhe Lulëzimit por edhe Haxhiut pse vendosët që ti vinit tritolin, pse pikërisht ju?
-Tafani: kur erdha herën e dytë që s’po gjeja shkallët, i kërkova Lulëzimi që të shkojë, i kemi shkrujt Laertit që të shkoj Lulëzimi por ai këmbënguli që të shkoja unë. Kështu i tha Lulëzimit ai.
-Prokurori: Sa kohe tu desh ta vendosje sasinë e tritolit?
-Tafani: 1 ose 2 minuta ka zgjatur e gjitha.
-Prokurori: Të ka parë njëri kur vendose eksplozivin?
-Tafani: Kur kemi shkuar tek lokali, përballë ishte një fast food, mesa duket ishte guzhinieri që do gatuante, po ashtu para se ta ndizja kanë kaluar dy veta para se ta ndizja. Edhe ai i fast-food me pa sepse pasi e ndeza ika me vrap, mendoj qe ai me ka parë.
-Prokurori: Si e dinit që Rigels Rajku ka një aktivitet aty?
-Tafani: E dinte Laerti dhe po ashtu edhe Lulëzimi.
-Prokurori: Si e morët vesh për sherrin?
-Tafani: E ndiqte në TikTok Laerti, Kleviolin pasi ky i fundit i kishte bërë edhe këngë Laertit. Sherri që ndodhi doli me video, Noyzi ka godit me grushte Kleviolin. Kanë qenë 3 ose 4 vete kur ka ndodh sherri mes tyre.
-Prokurori: E keni takuar Kleviol Ahmetin pas sherrit?
-Tafani: Mesa di unë jo, nuk janë takuar. Mesa di unë Klevioli nuk dinte gjë që Laerti do i vendoste tritolin biznesit të Noyzit. Sepse ka qenë në komisariat.
-Prokurori: Tritolin thatë që e keni marrë në Tepelenë, tek kush?
-Tafani: gjëra që i duheshin i mbante, tek Erisjano Abedini në Tepelenë. Ky i kishte nga ato të 97 që i kishin ngel. Ne gjërat që na duheshin për punë i kishim gjithmonë gati.
-Tafani: Një chatemail kishim unë dhe Lulëzimi, ndërsa Laerti kishte të vetën.
-Prokurori: Si ishe veshur kur vendose tritolin.
-Tafani: Kam qenë me bluzë të zezë me kapuç, maskë covid dhe nuk e di nëse në kokë kisha vendos kapu apo kapele. Nuk e dinim sa dëm ishte shkaktu, pasi kemi dëgju shpërthimin, kemi parë lajmet pastaj në mëngjes, që kemi parë çfarë ishte bërë. Laert Haxhiu kishte kontakt me Suel Çelën nëpërmjet Juli Pashakos, pasi ndodhi ngjarja e Pashalliut, vrasja e Peqinit, i tha që kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe do ta mbyll unë atë çështje. Kaloi kohë dhe çështja nuk është se po mbyllej.