Flash

Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

Lapsi.al 14 May 2026
Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.

Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.

Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.

Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.

OECD nënvizon se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e gjatë dhe e vështirë. Edhe pse Shqipëria regjistron rritje reale të produktivitetit, ritmi aktual nuk premton një mbyllje të shpejtë të hendekut me BE-në.

OECD vëren se asnjë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.

Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet rritja e mëtejshme e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, duke siguruar që rritja e pagave të jetë e balancuar me rritjen e produktivitetit, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet konkurrueshmëria në tregun ndërkombëtar.

Sakaq rruga e konvergjencës me BE do të vështirësohet nga zhvillimet demografike dhe sfidat financiare që po krijojnë një udhëkryq kritik për ekonominë shqiptare. Sipas studimit të OECD-së Shqipëria po përballet me një tkurrje alarmante të forcës së punës, ku popullsia në moshë pune ka rënë me 18% që prej vitit 2011.

Kjo rënie, e nxitur kryesisht nga emigracioni i profileve të kualifikuara në teknologji, inxhinieri dhe shkenca të aplikuara, po godet drejtpërdrejt aftësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të përthithur teknologji të reja dhe për të konkurruar në treg.

Ndërkohë që papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, vihet re një mospërputhje e thellë mes asaj që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës, duke e bërë gjetjen e talenteve një sfidë thuajse të pamundur për bizneset e vogla.

Përveç krizës së krahut të punës, Shqipëria dhe rajoni vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet e rrepta në aksesin ndaj financave. NVM-të përballen me kërkesa shumë më të larta për kolateral në krahasim me firmat e mëdha, për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar nga bankat.

Ndërsa Kosova veçohet si lider rajonal për kornizën më të zhvilluar të garancisë kreditore, në pjesën tjetër të rajonit, përfshirë Shqipërinë, instrumentet alternative mbeten pothuajse të pashfrytëzuara.

Kjo mungesë likuiditeti dhe mjetesh financiare vjen në një moment kritik kur bizneset duhet të investojnë masivisht në tranzicionin e gjelbër dhe digjital për t’u integruar në Bashkimin Evropian, procese këto që kërkojnë si kapital të konsiderueshëm, ashtu edhe fuqi punëtore të specializuar./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 14 maj 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat h...

07:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI