Flash

Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të kompensimit të naftës

Lapsi.al 14 May 2026
Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik. Me qëllim që operatorët të mos gjenden shumë shpejt në pamundësi financiare për përballimin e kostove nga çmimet e larta të naftës, kërkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhës së përfitimit të kompensimit, konkretisht për muajt korrik–shtator.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.

Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.

“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik;  shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit;  mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik;  ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, theksohet në letër.

Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga  Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u  dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.

Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI