Flash

Rezoluta PS-PD për integrimin/ Lubonja: Balluku i merrte vendimet me WhatsApp

Lapsi.al 14 May 2026
Rezoluta PS-PD për integrimin/ Lubonja: Balluku i merrte vendimet me

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ashpër rezolutën e përbashkët të votuar nga mazhoranca dhe opozita për integrimin europian të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi vazhdon të mbetet një “narko-shtet” dhe shumë larg standardeve të European Union.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja u shpreh se integrimi nuk duhet parë vetëm si çështje gjeopolitike, por si proces që duhet të garantojë demokraci funksionale, siguri dhe shtet ligjor për qytetarët shqiptarë.

“Ka gjëra më të rëndësishme se integrimi, si pastrimi i narko-shtetit. Se i duhet Europës për gjeopolitikë kjo nuk më intereson shumë. Mua më intereson të jetojmë në një shtet të sigurt dhe demokratik”, deklaroi ai.

Lubonja kritikoi edhe opozitën, duke thënë se po vepron me “dy standarde”, pasi nga njëra anë denoncon qeverinë për korrupsion dhe kapje të shtetit, ndërsa nga ana tjetër bashkohet me mazhorancën për rezoluta që lidhen me integrimin europian.

Sipas tij, në politikën shqiptare ekziston një “kompleks ndaj perëndimorëve”, ku çdo kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë pranohet pa reflektim kritik.

Analisti solli në vëmendje edhe marrëveshjen për kampet e emigrantëve, duke ironizuar pretendimet se Shqipëria po ecën drejt standardeve europiane.

“Ose Shqipëria është standard europian dhe futet në BE në 2030, ose përdoret si vend për të mbajtur emigrantët që Italia nuk i do”, u shpreh ai.

Lubonja kritikoi gjithashtu gjendjen infrastrukturore dhe ekonomike të vendit, duke thënë se qytetarët vijojnë të përballen me mungesë uji dhe probleme bazike, ndërsa ndërtimet dhe betonizimi shtohen çdo vit.

“Këtu ka 30 vjet pa ujë dhe ngrihet betoni si në Nju Jork. Pse duhet të hyjmë në Europë me këtë gjendje?”, deklaroi analisti.

Lubonja u shpreh se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është përfshirë në skandale dhe është parë se si janë marrë vendime me whatsapp. Ai theksoi se 50 mln euro u zhdukën dhe askush nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama gjithashtu duhet të japë një sqarim për këtë.

“Vetëm ti lexosh ato që shkuan dhe se si i merr vendimet me whatsapp edhe çfarë respekti ka për institucionin dhe njerëzit, mjafton. Ka një fakt flagrant që duhet të sqarojë Rama.

Janë 50 mln euro që i janë dikujt që nuk e dimë, me firmën e Ballukut ndoshta me një tender krejtësisht korruptiv. Nëse SPAK nuk i jep akuza kjo nuk do të thotë se është e pafajshme, ky është problem për SPAK. A keni ndonjë ide se si ikën 50 mln euro? Si ikën.

Është bërë një tender e ka fituar Gjoka, anulohet nga Belinda dhe Rama ky tender dhe shkon 180 mln dhe këtë e bën Gjoka prapë. Tani këto 50 mln nuk ju shqetësojnë ju farë? Ndaj është edhe regjim, siç edhe e them”, - tha ai. /BW

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI