Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Letra “sekrete” e Trump për JD Vance: Nëse vdes, bëj diçka edhe më të çmendur

Lapsi.al 14 May 2026
Letra “sekrete” e Trump për JD Vance: Nëse vdes, bëj

Një letër satirike që pretendohet se i është lënë nga Donald Trump zëvendëspresidentit JD Vance në rast vdekjeje është bërë virale në mediat amerikane, pasi u publikua nga Daily Beast.

Dokumenti u përmend fillimisht nga Sebastian Gorka, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat i afërt i Trump, gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”.

Sipas Gorkës, Trump i kishte lënë “udhëzime sekrete” JD Vance në rast se ai “vritej” gjatë kohës që ishte në detyrë. Edhe pse Gorka nuk dha detaje për përmbajtjen, Daily Beast publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në stil ironik dhe me tone provokuese.

Në letër, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i jep udhëzime Vance për mënyrën si duhet të organizohet trashëgimia e tij politike dhe personale. Ai përmend një “varr prej ari” në Palm Beach, kërkon që biblioteka e tij presidenciale të ndërtohet në Malin Rushmore dhe që fytyrat e presidentëve të tjerë të zëvendësohen me katër versione të tijat.

Teksti përfshin gjithashtu sulme ndaj NATO-s, Evropës, demokratëve dhe figurave të njohura publike, ndërsa Trump i kërkon Vance që të vazhdojë stilin e tij politik edhe “më të çmendur”. Në një pjesë tjetër, ai bën shaka edhe me familjen e tij, përfshirë djemtë Donald Jr. dhe Eric, si dhe djalin e tij Barron.

Letra përmban edhe referenca për Melania Trump, funeralin e Jimmy Carter, Çmimin Nobel, si dhe teori konspirative dhe komente satirike për mediat amerikane.

Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat amerikane, me shumë komentues që e cilësojnë tekstin si një përzierje satire politike dhe humori absurd, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë një tjetër provokim të lidhur me figurën e Trump. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI