Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Kókainë në lokalin e natës Berat/ Dënohen pronari, menaxheri, truproja dhe kamarieri

Lapsi.al 14 May 2026
Kókainë në lokalin e natës Berat/ Dënohen pronari,

Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar katër persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme. Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate të quajtur “Star Club”, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe për një kohë të gjatë përdoruesve të lëndëve narkotike të cilët vinin në lokalin “Bar Star” dhe blinin lëndën narkotike.

Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara të cilat janë pasqyruar të detajuara te rrethanat e faktit provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokalin “Bar Star”, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër të lëndës narkotike e mbanin të fshehur në banesën e të pandehurit E. V. Të pandehurit lëndën narkotike e quanin “amaro” në mënyrë që mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lekët që kishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga analiza e provave dhe rrethanave të faktit provohet plotësisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarinë e paligjshme në bashkëpunim dhe konkretisht në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer veprën penale në cilësinë e ekzekutorit.

Ai ka ndjekur me përpikmëri detyrat e lëna nga bashkëpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjetër K.I., e ka kryer veprën penale në rolin e ekzekutorit, dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ndërsa i pandehuri R.Z. e ka kryer veprën penale në rolin e ndihmësit, pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke marrë porositë nga klientët e lokalit për blerjen e lëndës narkotike dhe duke e përcjellë porosinë tek të bashkëpandehurit K.I. dhe K. D. të cilët kanë qenë në rolin e ekzekutorit pra shitësit të lëndës narkotike.

Sa më sipër, në përfundim të hetimit gjyqësor me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u vendos:

1. Deklarimi fajtor i të pandehurit E.V. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 12 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 8 vite burgim;

2. Deklarimi fajtor i të pandehurit K.I. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;

3. Deklarimi fajtor i të pandehurit K.D. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.I për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim.Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI