Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Kërcim "sexy" me muzikë turke pas fitores së Kupës: Barella është viral në internet

Lapsi.al 14 May 2026
Kërcim "sexy" me muzikë turke pas fitores së

Inter bëri dopietë me Kupën e Italisë, duke pasuruar kështu sezonin pas fitimit edhe të titullit kampion. Festa në dhomat e zhveshjes pas finales së fituar kundër Lazios ka qenë e shfrenuar dhe disa episode picante kanë dalë në rrjetet sociale të shpërndara nga vetë lojtarët zikaltër: momenti që po bën xhiron e internetit është kërcimi "sexy" i Niccolò Barella, i filmuar dhe postuar nga Hakan Calhanoglu.

Barella është lëshuar në euforinë e triumfit të trofeut të 10 të Kupës së Italisë dhe gjysmë i zhveshur ka provuar të ndjekë ritmet e muzikës orientale, duke bërë që shokët e skuadrës të argëtoheshin me lëvizjet e tij.

Lexo më tej: Inter bën dopietë, Lazio dominohet në finale: Chivu si Mou, pas titullit edhe Kupa

Inter ishte ai që fitoi Kupën e Italisë 2025/26, duke kompletuar një dopietë të rëndësishme pas triumfit për titullin e 21-të kampion në Serie A. Zikaltrit mposhtën Lazion 2-0 në “Olimpico” të Romës dhe fituan trofeun për herë të dhjetë në histori: vetëm Juventus ka bërë më mirë me 15 trofe. Ndërsa Cristian Chivu feston titullin e dytë në sezonin e tij të parë në stolin zikaltër.

@fotomacNicolò Barella, Demet Akalın'ın şarkısıyla dans ediyor. ? #Nicolobarella #Inter

♬ Fotomaç - orijinal ses - Fotomaç

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI